KAFE SHQETO/ Deputeti i PDK: Kurti të zbatojë marrëveshjet, nuk mund të këtë kushte për vizat...

09:49, 18/10/2023
A+ Aa A-

Në emisionin KAFE SHQETO në SYRI TV ishte i ftuar Hisen Berisha, ish-ushtarak i lartë i Kosovës dhe deputet i PDK-së.

I pyetur për deklaratën e Emmanuel Macron për liberalizmin e vizave dhe rrezikun e anulimit të tyre, Berisha tha se “bashkimi i Ramës me qëndrimin e Macronit është i drejtë nëse Rama do t’ia thoshte Kurtit dhe t'i bëheshin këto paralajmërime kryeministrit të Kosovës, pasi Rama i ka mekanizmat”.

“Shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk mund të ketë kushte për vizat me cenim të integritetit të Republikës së Kosovës”, tha deputeti i PDK.

“Kryeministri Kurti nuk po do të zbatojë marrëveshjet e bëra nga paraardhësit e tij”, tha ai. “Por liberalizmi i vizave është një ngjarje me efekt elektoral. Për mospërmbushje të detyrimeve ndërkombëtare, ne kemi vërejtje edhe nga SHBA dhe nuk e di se si po vepron qeveria jonë. Ata kanë menduar se dikush i harron. Detyrimet i kemi obligim kushtetues t'i zbatojmë”, tha Berisha.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco