Dule: Beleri nuk është çështje mes Greqisë e Shqipërisë, por e Shqipërisë me vetveten

Dule: Beleri nuk është çështje mes Greqisë e Shqipërisë, por e Shqipërisë me vetveten

08:33, 18/10/2023
A+ Aa A-

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ishte i ftuar në emisonin "Ora e Betit". Ai u shpreh se çështja Beleri nuk është një çështje mes Greqisë e Shqipërisë, por është një çështje e Shqipërisë me vetveten.

"Rama jeton ilzuzionin që do ketë gjithmonë atë trajtimin dashamirës dhe pozitiv në një kohë që është duke punuar sistematikisht kundër disa vlerave të cilat përbëjnë sistemin e meritës për integrim në BE.

Dhe këtu kaloj tek rasti Beleri. Meritë do thotë të plotësosh kriteret e Kopenhagenit. Cështja Beleri së pari nuk është cështjë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Është cështje e Shqipërisë me vetveten. Greqi e trajton plotësisht ashtu. Ju e dëgjuat Mitsotakis që tha se nuk do ndërhyj në punët e drejtësisë të Shqipërisë.

Në cilin vend anëtar të BE apo në vende kandidate për në BE,  kemi arrestimin e një kandidati dhe tashëm kryetar i zgjedhur 48 ora para zhvillimit të zgjedhjeve, pa asnjë fakt", tha ndër të tjera Dule.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco