Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Macron dhe Rama kërcënojnë Kosovën: Do të humbasë mundësinë për të lëvizur pa viza në Europë

Macron dhe Rama kërcënojnë Kosovën: Do të humbasë mundësinë për të lëvizur pa viza në Europë

11:58, 17/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama u bënë bashkë për të kërcënuar Kosovën se do humbasë mundësinë për të lëvizur pa viza në Europë nëse nuk pranon asociacionin.

“Ne i ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim, që mendojmë se është i mirë dhe ne presim të respektohet.

Vuçiç duhet të dënojë qartë këto akte. Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizim i zgjedhjeve në komuna ku u bënë në kushte të papërshtatshme dhe pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe institucione. Njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare.

E them me shumë qartësi, ne ju kem besuar për çështjen e vizave. Çështja është e pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet.

Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë rajonin,” tha Macron.

“Sot Kosova është futur vetë në një kurth që ia ka bërë vetes, por nuk ka qenë kurrë më mirë.

Do të ishte dramatike nëse do humbiste një të drejtë më në fund të fituar për të lëvizur lirisht në BE. Dramatike.

Ndërkohë, të dyja palët kanë një plan, që është plani franko-gjerman, që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Më e mira e mundshme,” theksoi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco