VIDEO/ Halilaj: Tenderi i pastrimit i dhënë nga bashkia Kamëz po hetohet nga SPAK

VIDEO/ Halilaj: Tenderi i pastrimit i dhënë nga bashkia Kamëz po hetohet nga SPAK

10:45, 17/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI TV, Kafe Shqeto për të hedhur dritë mbi abuzimet me tenderat në bashkinë e Kamzës ishte anëtari i këshillit bashkiak, Alfred Halilaj.

Halilaj është shprehur se Bashkia e Kamzës ka dhënë një tender të dyshimtë me PPP për pastrimin  mbetjeve me një vlerë miliona euro, e cila po hetohet nga SPAK.

Zgjedhjet e 14 majit nuk ishte gje tjetër vetëm një pasqyrë e këtyre tenderave që prej gati 4 vitesh po e shohim rëndomtë. Tenderat vidheshin dhe vidhen me qëllimin që të vjedhin më vonë sa më shumë votë.

SPAK ka nisur një hetim lidhur me disa tendera që janë dhënë nga kryetari  i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, tendera që kanë shfaqur problem të mëdha. Tenderi i pastrimit të mbetjeve në qytet është me koncesion prej 12 vitesh dhe Suli është në akuzë për mënyrën se si zbatohet ky koncesion.

Kjo kontratë parashikon një vlerë prej gati 1 miliardë e 300 milionë lekësh për 12 vite është një shumë  e madhe për këtë bashki por problemi është se kjo kontratë nuk zbatohet si duhet pasi qyteti po pastrohet me pjesë. Të gjitha këto para janë përdorur për të blerë votat në zgjedhjet lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco