Zhupa: Me studentët dhe kundër projektit për skllavërinë e tyre me kontratë

Zhupa: Me studentët dhe kundër projektit për skllavërinë e tyre me kontratë

10:29, 17/10/2023
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas protestave të njëpasnjëshme nga ana e studentëve. 

Zhupa është shprehur se studentët kanë nisur vitin e ri akademik me protesta, ndërsa sot nisën të protestojnë edhe studentët e Historisë dhe Filologjisë.

Postimi:

Me studentët dhe kundër projektit për skllavërinë e studentëve me kontratë, me një ministre shurdh-memece!

Studentët kanë nisur vitin e ri akademik me protesta, sot nisën të protestojnë edhe studentët e Historisë dhe Filologjisë, nesër në orën 09:00 vazhdojnë marshimin studentët e Mjekësisë drejt ministrisë.

Kundër parashikimeve të kontratave kurth, duke i detyruar të qëndrojnë peng 6 vjet, si një skllavëri moderne për studentët, ndërkohë që universitetet nuk mundësojnë as kushtet minimale dhe studentët trajtohen si kavie eksperimentale.

Qeveria është vetë problemi për largimet nga vendi për shkak të politikave të saj dhe mungesës së kushteve minimale në çdo drejtim. Ministrja Manastirliu as dëgjon, as flet, është shndërruar në funksionare shurdh-memece ndërkohë që studentët janë në rrugë për kërkesa të drejta dhe kërkojnë dialog. Refuzon komisionin, refuzon studentët, refuzon të jetë ministre.

Kërkojnë të eksperimentojnë si mund të ndalojnë largimin e të rinjve nga vendi, por nuk ndalohet me skllavëri dhe as me burgime brenda shtetërore.

Prisni kur t’ju heqin të drejtën e pashaportës qytetarëve sepse shteti ka investuar shumë për ta dhe nuk duhet të largohen!

TË REAGOJMË TË GJITHË!

Çdo student sepse i vjen rradha nesër,

çdo prind sepse fëmija e tij duhet jetë i lirë të zgjedhë, nuk mund të merret peng nga politika të dështuara,

çdo pedagog sepse nuk do të edukojë breza si skllevër të sistemit,

çdo qytetarë sepse të drejtat qytetare mbrohen kurdoherë që cënohen nga pushteti.

ME STUDENTËT sepse ne duam profesionist që shërbejnë me pasion dhe jo skllevër që mezi presin të ikin nga robëria.

Nëse do të dëgjosh cicërimat e zogjve, mos bli kafaze po mbill më shumë pemë.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco