Falsifikimi për vende pune/ KAFE SHQETO - Ish kandidati i opozitës: Ka korruopsion politik...

09:14, 16/10/2023
A+ Aa A-

Në emisionin KAFE SHQETO në Syri Tv ka qenë i ftuar ish kandidati i koalicionit Bashkë fitojmë në Vlorë Hysni Sharra. Tema e debatit ishte ajo që kishte publikuar “Piranjat” për Shkollën Speciale në Vlorë. Falsifikimi dhe me dokumente për të mbajtur në punë njerëz kot, dhe duke sajuar probleme për femijët dhe që as prindërit e tyre nuk i dinin.

Hysni Sharra tha se këto fenomene vihen re në të gjithë Shqipërinë. Por shkolla me probleme të veçanta janë jashtë vëmendjes dhe është korrupsioni politik që vegjeton në Shqipëri. Një vend pune në këmbim të votës. Është e neveritshme që të manipulohet shëndeti mendor i fëmijëve me qëllim që të mbahen disa vende pune në këtë shkollë të veçantë.

Ish kandidati i opozitës tha se Vlora, pavarësisht propagandës, Vlora është trajtuar si një xhep i një qyteti tjetër.

Ndërkohë gjatë emisionit ka trajtuar këtë problem skandaloz gazetari i piranjave Eraldo Harlicaj i cili e ka shpjeguar me detaje atë çfarë ka ndodhur.

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco