Procesi i Berlinit na çliroi nga Ballkani i Hapur

Procesi i Berlinit na çliroi nga Ballkani i Hapur

08:50, 16/10/2023
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu, deputet i PD,  ish-ministër i Punëve të Jashtme.

Në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Procesit të Berlinit, një ngjarje pozitive kjo, pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm për vendin tonë, për vendet e rajonit e bashkëpunimin rajonal, procesin tonë të integrimit europian.

Në krye të asaj tavoline gjithëpërfshirëse me vendet e rajonit si të barabartë midis të barabartëve, do të jetë Brukseli.

Kosova nuk do të jetë mbas portësë, në skutën serbe ku e vendosi “Ballkani i Hapur” që prej Nishit të turpshëm, antishqiptar e anti Europë. Ajo do të jetë si gjithë të tjerët, si shtet sovran me aspiratë europiane.

Fatmirësisht publiku nuk do të shohë më as Vuçiçin në krye të asaj tryeze e as do ta dëgjojë atë të thote: “Ky Ballkani i Hapur është nisma e Serbisë!”

Nuk do të dëgjojë as Ramën t’i vazhdojë ison e përgatitur diku në Lindje: “Ballkani i Hapur është shpëtimi i rajonit, shpresa e tij”

Fatmirësisht tashmë është vetëm Procesi i Berlinit, rruga europiane.

Ballkani i Hapur apo Jugosllavia e Re u varros në një natë me shpejtësi e konspiracion nga vet autorët e tij.

E bëri Rama këtë si Pilati që lau duart, për të mos i ngelur as shenja e tij. Por ngjarjet, qëndrimet, veçanërisht ato që kërkojnë të devijojnë drejtimin tonë historik nuk harrohen e as duhen harruar që të mos përsëriten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco