Samiti i Berlinit dhe konflikti në Veri me Serbinë/ Rama: S’po mblidhemi për Kosovën, por për të gjithë

Samiti i Berlinit dhe konflikti në Veri me Serbinë/ Rama: S’po mblidhemi për Kosovën, por për të gjithë

18:36, 15/10/2023
A+ Aa A-

Në konferencën e përbashkët për shty, Presidentja e Këshillit të Europës, Ursula von der Leyen dhe Edi Rama u pyetën nga gazetarët edhe për konfliktin Sebi-Kosovë, duke qënë se do jetë tryeza e parë ku do të jenë të pranishëm të dy kryeministrat pas sulmit terrorist në Veri.

Kryeministri Rama deklaroi se në Samitin e Procesit të Berlinit që do ta mbahet nesër, nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ku sipas tij kjo është një çështje bilaterale mes tyre, ndërkohë që Von der Leyen shtoi se këto dy shtete duhet të ulen në tryezën e dialogut ndërmjetësuar nga BE.

Rama shtoi se se nuk pret që të ketë zhvillime sa i takon konfliktit mes dy vende dhe se problemet duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE.

Pyetja: Pas situatës së fundit në Kosovë, çfarë prisni të ndodhë me marrëveshjen e Ohrit?

Von der Leyen: Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE. Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE.

Pyetje: A prisni zhvillime të reja mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak se pas 24 shtatorit, kjo do të jetë tryeza e parë ku do jenë të pranishëm dy kryeministrat e këtyre dy shteteve?

Rama: Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e Samitit, dreka e punë se liderave, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Hapësira për diskutim mes të pranishmëve, është e programuar, por nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme, që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco