‘Hapja e degës së kolegjit të Bryzhit në Tiranë’/ Von der Leyen: Urë e fortë drejt Bashkimit Evropian

‘Hapja e degës së kolegjit të Bryzhit në Tiranë’/ Von der Leyen: Urë e fortë drejt Bashkimit Evropian

16:51, 15/10/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit.

Në takimin që ishte prezent edhe kryeministri Edi Rama, shefja e KE-së u shpreh se kjo është një urë e fortë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa bëri me dije se do të ofrohen 15 bursa për 3 vitet në vijim.

Von der Leyen: Hapja e degës së kolegjit të Bryzhit në Tiranë është një urë e fortë drejt BE-së. Studentët këtu në Shqipëri nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe më tej mund të aplikojnë për të studiuar këtu. Kjo do të ndërtojë një urë të fortë me BE-në. Jam e kënaqur që 31 studentë do të jenë pjesë e kursit master. Unë kam kënaqësinë që t’u njoftoj se do jenë 15 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme. Sot po punojmë për brezin e ri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco