VIDEO/ Shehu: Lufta në Lindjen e Mesme po ndodh për të hequr vëmendjen nga Ukraina

VIDEO/ Shehu: Lufta në Lindjen e Mesme po ndodh për të hequr vëmendjen nga Ukraina

16:48, 14/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të komentuar luftën që ndodh mes Hamasit dhe Izraelit ishte anëtari i kryesisë së PD, Tritan Shehu.

Shehu është shprehur se kjo luftë është një gjeostrategji e madhe e cila po përdor grupe të vogla terroriste për të arritur qëllimet e tyre.

"Nuk mund të jetë një luftë e tillë pa fajtor dhe ata janë të dukshëm dhe prezent. Faktori është terrorizmi i cili kreu atë masakër në Izrael duke vrarë persona të pafajshëm.

Janë dhe ata persona që qëndrojnë pas tyre, janë disa konflikte që po ndodhin në botë si lufta në Ukrainë por dhe  sulmi në veriun e Kosovës për të krijuar një vatër të re tensioni dhe për të larguar vëmendjen nga Ukraina.

Shkaku është terrorizmi dhe grupet që veprojnë nën petkun e tyre. Nuk është thjeshtë një strategji e vogël por një gjeostrategjik të madhe e cila përdor organizata të vogla terroriste për të arritur qëllimin e tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco