SYRI TV/ Kodi Penal i ashpër, Çela: Duhet solidaritet mes magjistratëve

17:11, 13/10/2023
A+ Aa A-

Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve zgjodhi të premten 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurirsë. Ata do të zëvendësojnë Bujar Sheshin nga radhët e Apelit, Esmeralda Keshin dhe Eloida Koshin nga radhët e Shkallës së Parë, pasi iu ka përfunduar mandati. Nga ky aktivitet, kreu i SPAK Altin Dumani refuzoi të komentonte kërcënimin e 2 prokuroreve, teksa drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, u tregua skeptik për ndryshimet e pritshme në Kodin Penal rreth mbrojtjes së magjiostratëve.

SYRI TV

Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve ka zgjedhur këtë të premte 3 anëtarët e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pas përfundimit të mandatit për Bujar Sheshin nga Apeli dhe 2 nga shkallët e para, përkatësisht Esmeralda Keshi e Eloida Goxhi. Vendin e Sheshit nga radhët e Apelit e ka fituar Moisi Duda i cili mori 122 vota ndaj kundërshtares Aferdita Ndoi me 106 vota. Teksa 6 vota ishin të pavlefshme. Ndërkohë në radhët e Gjykatave të Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm u zgjodhën si anëtar të rinj të KLP-së Olger Eminaj  nga Prokuroria pranë e Korçës dhe Vatë Staka nga Prokuroria e Shkodrës. Në këtë aktivitet morën pjesë 234 nga 243 prokuror nga i gjithë vendi. Altin Dumani që drejton Prokurorinë e Posaçme nuk preferoi të komentonte kërcënimin e dy magjistrateve dhe masave që janë marrë, njëra prej të cilave është Doloreza Musabelliu prokurore e SPAK.

Nga ana tjetër kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, nuk preferoi të komentonte rreth një numri të magjistratëve që u është ofruar mbrojtje, por shtoi se nuk nis gjithçka nga mbrojtja fizika, por që prokurorët të kenë solidaritet për mënyrën se si ushtrojnë funksionet.

Më tej ai u përgjigj edhe mbi temën e ndryshmeve të pritshme në Kodin Penal lidhur me këtë çështje, ku u shpreh skeptik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco