Klevis Baliu: Rama reformën do e bëjë me vetveten, duke shkelur çdo parim demokratik

Klevis Baliu: Rama reformën do e bëjë me vetveten, duke shkelur çdo parim demokratik

16:41, 13/10/2023
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 101 vota pro dhe 1 abstenim rezolutën e përbashkët që dënon Serbinë pas sulmit terrorist të ndodhur në 24 shtator në Banjskë të Kosovës.

Pas më shumë se 5 orësh debatesh e fjalësh në Kuvend, deputetët kanë miratuar rezolutën e përbashkët.

Edi Rama ka vendosur qe te bojkotoje votimin dhe miratimin e rezolutes, duke mos qene i pranishem ne seance. 

Kelvis Balliu shef organizativ në Partinë Demokratike, teksa ishte i ftuar në edicionin informativ në 'Syri Tv 'me moderator Edvin Parruca u shpreh se Rama reformën do e bëjë me vetveten, duke shkelur çdo parim demokratik

Pjesë nga intervista e tij:

Edvin Parruca: Pasi u miratua rezoluta për Kosovën u kaluan në votimin për çështje të tjera, pra aty u votuar që të rrëzoheshin dy komisione parlamentare, çfarë do të thotë kjo?

Klevis Balliu: ‘Kjo do të thotë që reformën zgjedhore Edi Rama do e bëjë me veten e vet. Nuk është ndonjë gjë  për t’u habitur kjo sepse jetojmë në narkoshtet dhe kjo është diçka e paralajmëruar, e paracaktuar.

 Mund të kemi një vit që themi që Lulëzim Basha është një nënpunës i tij i cii i shërben Ramës, pikërisht për të bërë një lojë.

Edvin Parruca: Në seancat e kaluara duket sikur mazhoranca pranoi që të bëhej kjo, pra i dha zotit Bardhi të drejtë?

Klevis Balliu: Shiko, kjo mazhorancë nuk është mazhorancë. Kjo qeveri që të rrijë në pushtet duhet që të vjedhi, duhet të kapi reforma zgjedhore të mos lejojë reformat e rëndësishme, duhet të shkelë çdo rregull e parim demokratik, duhet që të shkatërrojë ndarjen e pushteteve dhe të roleve të ndarjes politike duke e kthyer vendin në një shtet me një parti, që drejtohet vetëm nga një njeri.

 Është kjo e vetmja formë që ai të qendorjë në pushtet, sepse ai me zgjedhje të lira nuk mund të qëndrojë në pushtet.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco