Burjani: Për të shpëtuar BE-në nga dështimi, SHBA mund ta qetësojë situatën mes Kosovës e Serbisë

15:31, 13/10/2023
A+ Aa A-

Blerim Burjani analist, i ftuar në 'Edicionin e Mesditës' në Syri Tv, komentoi ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, si dhe zbarkimin e ndërkombëtarëve në Kosovë.

Burjani u shpreh se së fundmi SHBA-të janë përfshirë më shumë në ç’tensionimin e situtës dhe se shpreson se në muajt në vijim të ketë një model të ri reciprok që do ju propozohet palëve, pasi kjo është mënyra e vetme për të qetësuar raportet.

SHBA-të tashmë janë përfshirë më shumë në procesin e dialogut dhe shtensionimin e gjendjes, pra SHBA është e përkushtuar të menaxhojë konfliktin dhe të ecë përpara me dialog, por shpresoj që ditët në vijim do të kemi edhe një model të ri të propozuar nga Bashkimi Europian dhe ShBA të cilat i referohen çështjes së Kosovës dhe çëshjes së veriut.

Pra, ne presim një ndryshim përsa i përket mënyrës së ndryshimit të dialogut deri tani që nuk ka prodhuar as efikasitet. 

Pra, presim ndryshim në dialog por dhe një propozim të ri. Pra të gjithë janë në pritje të diçkaje të re në Kosovë se me të vjetrën nuk mund të ecet më, me ato terma që janë diskutuar me vite të tëra dhe nuk kanë sjellë najfarë rezultati dhe pothuajse Bashkimi Europian është në fund të dështimit, për të shpëtuar BE-në nga dështimi, besoj se SHBA mund të angazhohet, ashtu siç në fakt është angazhuar ditët e fundit me një intensitet të shtuar që së paku të arrijnë diçka , përsa i përket çtensionimi të gjendjes dhe të realizojnë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Pra duhet të ketë një përshpejtim të këtij dialogu dhe shpresoj që në muajt në vijim të kemi një model të plotë të zgjidhjes përfundimtare Kosovës-Serbi, pra ky model duhet patjetër të përgatitet mirë dhe t'ju propozohet palëve dhe unë mendoj se pa një propozim të një modeli që njeh shtetet reciprokisht nuk ka zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë sepse Serbia ka gjithmonë shpresën se mund të kthehet ndonjëherë në Kosovë, ndërsa Kosova mendon se mund të jetë gjithmonë anëtare e OKB-së dhe nuk merret fare me Serbinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco