SYRI TV/ Zonat e mbrojtura në Vlorë nuk mbrohen, ambientalistët: Shteti u ka dhënë vetëm emrin

14:31, 13/10/2023
A+ Aa A-

Zonat e mbrojtura në Shqipëri kanë vetëm emrin si të tilla, por në realitet për to nuk kujdeset askush. Peisazhi i Pishporos dhe Nartës në Vlorë është lënë në mëshirë të fatit, pasi institucionet shtetërore nuk kanë asnjë ndikim për ruajtjen e këtyre pasurive natyrore. Ambientalistët ngrenë alarmin se ndërtimi i aeroportit te Vlorës do të shfarosë faunën e kësaj zone. Me gjithë kërkesën edhe nga ambientalistët nga bota, nuk është marrë asnjë masë për të ndaluar këtë shkatërrim

Nga SYRI TV

Prej vitesh, peizazhi i mbrojtur Pishporo-Nartë është lënë pa asnjë përkujdesje nga shteti. Gjuetia e paligjshme sigurisht që ende vijon teksa nuk është arritur që ky fenomen të frenohet. Ndotja më e madhe vjen kryesisht nga pushuesit, me materiale plastike që hidhen vend e pavend.  

Ambientalisti Niko Dumani i angazhuar prej vitesh në ruajtjen e zonave të mbrojtura tregon se lagunën dhe zonën e mbrojtur e dëmtojnë jo vetëm dora e njeriut, por edhe neglizhenca e pushtetit.

Dumani thotë gjithashtu se është përcaktuar një legjislacion i saktë për mbrojtjen e zonave të rrezikuara, por këto ligje nuk zbatohen.

Peisazhi i mbrojtur Vjosë-Nartë, i cili pas shpalljes së lumit Vjosë, “Park i Mbrojtur Kombëtar” ka marrë emërtimin peisazh i mbrojtur Pishporo-Nartë, duke zgjeruar edhe territorin, është një nga zonat më të rëndësishme, me rëndësi sociale, por edhe ekonomike, të Vlorës.

Ai përfshin një territor prej rreth 200 km katrorësh që shtrihet nga laguna e Nartës, grykëderdhja e Vjosës, pylli me pisha i Pishporos, zona e Zvërnecit, Porto Nova dhe Narta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco