Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Fitorja e Kombëtares, festë në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit

14:26, 13/10/2023
A+ Aa A-

Suksesi i Kombëtares kundër Çekisë ka mbushur sheshet dhe rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të takimit. Mijëra qytetarë dolën në rrugë për të festuar suksesin e kombëtares si dhe hedhjen e një hapi të madh drejt Europianit të ardhshëm

Nga SYRI TV

Fitorja e Shqipërisë kundër Çekisë me rezultatin 3-0 ndezi festën në kryeqytet. Pas përfundimit të ndeshjes, mijëra tifozë kuqezinj mbushën rrugët e Tiranës për të festuar suksesin e Kombëtares.

Të veshur me fanellat e Kombëtares, me flamujt kuqezi në duar, qindra qytetarë, të të gjitha moshave, kanë mbushur sheshet e Tiranës dhe rrugët kryesore u pushtuan nga makinat dhe zhurmat e burive dhe duke festuar fitoren ndaj Çekisë që na afron edhe më shumë me pjesëmarrjet në “Euro 2024”.

Natyrisht që tifozët u shprehën shumë të kënaqur për suksesin e arritur,

Festë për fitoren e Kombëtares kuqezi pati edhe në qytete të tjera të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco