Dosja 'Buka'/ Manjani: Pse nuk është nën hetim Erion Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi tek ai truall?

Dosja 'Buka'/ Manjani: Pse nuk është nën hetim Erion Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi tek ai truall?

10:56, 13/10/2023
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar në rrjetin e tij social 'Facebook' në lidhje me akuzën ndaj Arben Ahmetaj në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-fabrikës së bukës.

Manjani shprehet se dhe Veliaj duhet të ishte nën hetim nga SPAK, pasi ai ka dhënë lejen për ndërtimin në atë truall.

POSTIMI I PLOTE

Ore kot, për muhabet dmth, mirë Arben Ahmetaj paska shpërdoruar detyrën te rasti "Buka" në Tiranë, po Erion Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi tek ajo tokë, kur gjykata e kishte hequr pronësinë mbi tokën kërkuesit të lejes ka faj?!

Dmth nuk merret vesh se si e ka shpërdoruar detyrën duke mbrojtur interesin publik, por hajt më të themi se këtë e gjykon SPAK. Por dhënia e lejes së ndërtimit në një truall, pronari i të cilit e kishte humbur titullin 1 vit para dhënies së lejes, është shkelje e hapur e ligjit dhe e interesit publik. 

Erioni duhet të ishte nën hetim për këtë leje.

Apo s'e ka radhën tani Erioni, harrova. Janë edhe 2 "armiq" të tjerë të brendshëm në radhë para Tij... Ka rradhë puna!

Plus ndonjë që futet pa radhë...  😉

Reformat kanë kosto...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco