KAFE SHQETO/ Deklaratat e rrezikshme të Ramës për Kosovën, analisti: Nuk sillet si një burrë shteti!

10:16, 13/10/2023
A+ Aa A-

Deklara e lëshuar nga Edi Rama nga Foltorja e Parlamenti se nëse Kosova nuk e pranon plani franko-Gjerman, e se nëse nuk krijon sa më shpejtë Asosacioni, mund të përfundojë si Palestina, ka shkaktuar debate të forta.

Për të analizuar këtë deklaratë dhe fjalimin e Ramës në Parlament ditën e djeshme ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘KAFE SHQETO’ analisti Genc Burimi. Analisti u shpreh ndër të tjera se Rama nuk po sillet si burrë shteti por si nxënës shkolle dhe se  nuk duhet t'i harxhojë energjitë në bashkëpunimim me Vuçiçin që Kosova të njoh Asociacionin, por t'i harxhojë këto energji që t’i bind shtetet si Sllovakia, Spanja të njohin Kosovën.

Burimi: Rama që dje në tërësinë e tij kërkon të justifikoj të pajustifikueshmën. Kjo është ndjesia e parë. Në këto raste ai konfirmon dhe stërkonfirmon që do të kishte bërë dhe do stërbërë atë që ka bërë deri tani, kjo është pak a shumë ajo ndjesia e parë e një personazhi që nuk sillet si një burrë shteti por sikur është në një oborr shkolle në pushimin e drekës.

Një gjë që do të them është se nuk besoj se ai dje në fjalimin e tij vazhdon të thotë: po do bëj miqësi me Vuçiç është më e nuancuar,  e thotë ndryshe, ai thotë që do të jem në krah të faktorëve perëndimor, pra BE dhe SHBA dhe meqenëse ky faktor ndërkombëtar BE-SHBA i kërkojnë Kosovës që të bëj Asociacionin, kjo është gjë e mirë domethënë e bën më të thjeshtë diskursin që sigurisht është me ligjërim që duhet kritikuar pak a shumë. Sot aleancat nuk janë më aq fluide janë të ndryshueshme.

Sot dhe një shtetas i Izraelit që mendohesh se ishte i paprekshëm shikoni sa vunerabël është dhe në radhë të parë ne shqiptarët duhet të mendojmë se si vetë të organizohemi dhe ti bëjmë ballë situatave që mund të dalin jashtë kontrollit dhe krijimi i një Asociacionit mund të çojë në një situatë jashtë kontrollit dhe këtu Edi Rama nuk është i sinqertë intelektualisht, kur merr dhe shembullin që i paska thënë Klintoni me Arafatin që hodhi poshtë atë shansin për krijimin dy shteteve, ashtu si sot Kosova hidhka poshtë këtë shansin e Asociacionit. Me këtë që po ndodhin sot në Izrael në Lindjen e Mesme po e shohim fare mire se dhe po të ketë një shtet palestinez , ky shtet palestinez për aq kohë sa do të drejtohet nga një parti si Hamasi që janë parti raciste dhe terroriste kurrë nuk do të njoh Izraelin si shtet dhe popullin çifut si popull në atë zonë.  

Kështu që dhe po ta njohësh serbeve të veriut Asociacionin ata kurrë nuk heqin dorë nga gëlltitja e Kosovës si shtet sepse Serbia e konsideron se i përket. Po lexoja shtypin serb politikën para se të hyj në emision. Të tramatizuar nga thirrja që ju ka bërë dje me shumë  diplomaci por edhe drejtpërdrejtë Christofer Hill, ambasadori amerikan në Beograd ku u thoshte që do të tejkalonit këtë situatë dhe ka ardhur momenti që vërtetë ta shikoni në sy realitetin dhe ta njihni pavarësinë e Kosovës. Si na e thotë këtë gjë si na ofendon (shkrunin mediat serbe).

Rama këtë e kupton apo bën si nuk e kupton që Serbia nuk të njeh dhe në vend që Rama sot të harxhojë kaq energji, kaq forcë ‘bindëse’ madje dhe kaq humbje pikësh për të njohur Asociacionin më mirë të marrë shkopin e pelerinit dhe të shkoj të bind jo Kurtin, po të bind Greqinë, Çekinë, Sllovaikin, Rumaninë, Spanjën, këto të njohin Kosovën, këtë të bëj ai. Sikur t’i kushtonte 5% të energjive që po i harxhon në bashkëpunim me Vuçiçin që Kosova të njoh Asociacioni por të bëjë këtë gjë. Dhe këtë se kuptoj Ramën në çfarë tuneli ka hyrë dhe në çfarë koridori vdekje politike ka hyrë sepse vdekja politike nuk matet me sot, matet me histori, çfarë emri ka për të lënë në histori. Thjesht se kujton duke qenë në krahun e perëndimorëve është në krahun e mirë të historisë. Jo mo jo perëndimorët gabohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco