Dritan Goxhaj – Ish ushtari i UÇK-së në KAFE SHQETO: Nuk trembem nga argatët e Serbisë, Rama bën demagogji

09:22, 13/10/2023
A+ Aa A-

Në lidhje me skype Dritan Goxhaj, ish Ushtar i UÇK-së ka komentuar ne emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv, vendimin e gjykatës për mosekstradimin e tij në Hagë.

Pyetjes se kush ka dashur të ju trembte ai tha “se unë e kam thënë se nuk ishte vetëm për të trembur Dritanin por për të gjithë ata që tentojnë të flasin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”. “Ky është një proces fallso i montuar kundër përfaqësueseve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK”.

“Nga ana juridike vendimi i gjykatës është vendim definitiv. Por kjo nuk do te thotë se ata sërish nuk do të provojnë një tentative të rrëmbimit. Mund ti kërkojnë Ministrisë së Drejtësisë ekstradim. Nuk trembem. Por kjo është e pa drejtë, gjykata e Hagës po vepron në mënyrë të paligjshme. Nuk u trembem atyre pasi nuk ju trembem Serbisë, si mund të trembemi argatëve të Serbisë”.

Ndërkohë që për deklaratat e Ramës në kuvend Goxhaj tha se “janë demagogji”. “Kjo tregon se Rama ne sociopatinë e tij nuk e ka njohur dhe nuk e njeh Kosovën”. “Ai ka mësuar për Kosovën vetëm kur është bërë kryeministër dhe kjo jo për shkak të gjakut të tij”, tha Goxhaj.

INTERVISTA E PLOTE

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco