Ftillohet Spartak Ngjela: Rama sillet si diktator, mos u çudisni kur të nxjerrë dekret të fshijë opozitën

Ftillohet Spartak Ngjela: Rama sillet si diktator, mos u çudisni kur të nxjerrë dekret të fshijë opozitën

23:52, 12/10/2023
A+ Aa A-

Sjellje prej diktatori, e quajti analisti Spartak Ngjela fjalimin e kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend për rezolutën e Kosovës.

Sipas Ngjelës, kryeministri nuk e kupton rëndësinë e opozitë në një shtet demokratik.

“Kjo nuk është natyrë e një kryeministri perëndimor. Është si komunistët liberal, mos të shkojmë deri te Enver Hoxha. Ai nuk e di ç’është opozita. Kam përshtypjen se nuk e di që demokracia është opozita. Hiqe me një dekret opozitës, s’ka nevojë më për opozitë (qesh). Kush do jemi, ne që po flasim në studio?

Ai bënte sikur kishte përpara armikun. Nuk është i pari kështu, kështu që kanë qenë të gjithë kryeministrat, e kanë pozicionuar opozitën si armike.

Duke parë sjelljen e tyre në këto 30 vite, arrita në konkluzionin që nuk ishte rastësi komunizmi shqiptar, që ishte aq ekstrem. Duhet të jetë defekt i koshiencës, sepse këta nuk e konceptojnë dot të kundërtën. Nuk është çështja vetëm në parlament. Edhe në një bisedë, po ta vësh re, sepse biseda është me të kundërtën. Nëse s’ka të kundërt, nuk ka bisedë”, u shpreh analisti në “Top Story”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco