'Kuqezinjtë drejt Berlinit’, Meta uron Kombëtaren për fitoren ndaj Çekisë

'Kuqezinjtë drejt Berlinit’, Meta uron Kombëtaren për fitoren ndaj Çekisë

23:12, 12/10/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, lir Meta ka reaguar menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Çeki, e cila përfundoi me fitoren e thellë të kuqezinjve, 3-0.

Kjo fitore na çon me një këmbë në Euro 2024 që do zhvillohet në Gjermani dhe një gjë të tillë e mendon edhe Meta.  

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Meta poston në rrjetet sociale golat e kombëtares dhe shkruan:

E mrekullueshme Kombëtarja jonë.

E mrekullueshme superfitorja me Çekinë.

Urime të përzemërta futbollistëve, trajnerit dhe gjithë tifozave kuqezi.

Drejt Berlinit 🇦🇱🇦🇱❤️❤️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco