‘Rezultat epik!/ Berisha: Nivel superklas i kombëtares tonë! Urim shumë të veçantë tifozëve kuqezinj

‘Rezultat epik!/ Berisha: Nivel superklas i kombëtares tonë! Urim shumë të veçantë tifozëve kuqezinj

23:08, 12/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar kombëtaren shqiptare të futbollit për fitoren e sotme ndaj Çekisë me rezultatin 3:0, të vlefshme për eliminatoret e Euro2024.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka vlerësuar lojën e jashtëzakonshme të kombëtares, si dhe golashënuesit Jasir Asani, Taulant Seferi, të gjithë ekipin kuqezi, kapiten e skuadrës Berat Gjimshiti dhe trajnerin Sylvinho, arkitekt i këtij suksesi.

Gjithashtu Berisha ka uruar në veçanti tifozëve kuqezinj.

Postimi i plotë:

Shqipëri - Çeki 3:0

Lojë e jashtëzakoshme e kombëtares tonë!

Rezultat epik!

Le të urojmë së bashku miq golshënuesit Jasir Asani, që shënoi supergolin e parë, Taulant Seferin për dy golat e tij fantastikë, të gjithë ekipin kuqezi, kapitenin e skuadrës Berat Gjimshiti dhe trajnerin Sylvinho, arkitekt i këtij suksesi dhe nivelit superklas të kombëtares tonë.

Një urim shumë të veçantë tifozëve kuqezinj, energjia, entuziazmi dashuria e tyre janë vis vitalis i fitoreve të kombëtares. Urime

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco