Abilekaj: Hamasi kreu akt terrorist, por kundërpërgjigja izraelite nuk duhet të jetë genocidale. Atje s'ka kamera ta tregojnë, por...

22:22, 12/10/2023
A+ Aa A-

Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ku u diskutua për luftën mes Hamasit dhe Izraelit, analisti Enton Abilekajn tha se sulmi i Hamasit është akt terrorist, por kjo nuk do të thotë që Izraeli të kundërpërgjigjet me genocid ndaj Rripit të Gazës duke lënë civilet pa ujë, pa bukë dhe duke i bombarduar masivisht.

Abilekaj: E para njëherë lajmi i fëmijëve (vrasja e 40 fëmijëve izraelitë) nuk është e konfirmuar.

Burimi: E tha Biden vetë.

Abilejak: Nëse kjo do të bëhet luftë propagandistike, sigurisht do shohim që…
 

Peka: Biden e pohoi, në qoftë se presidenti amerikan pohon diçka të pakonfirmuar…

Abilekaj: Tani, në qoftë se ne do bëjmë analizë propagandistike, do shohim që Hamasi bëka tmerre dhe Izraeli bëka luftë, përgjigje reciproke.

Ideja është kjo, sulmet terroriste nuk kanë justifikuar asnjëherë asnjë qëndresë. As sulmet e 11 Shtatorit në Amerikë, as një sulm terrorist që është bërë, as ato në Spanjë apo Europë. Asnjë sulm terrorist nuk juftikon çfarëdo të drejte që të ketë. Akti terrorist nuk mbrohet, por pas aktit terrorist ne rrezikojmë të kemi një genocid në Gaza. Atëherë ne duhet të themi, akti terrorist ndodhi, po nuk mund të shoqërohet me genocide. Duhet të hiqet dorë nga metodat genocidiste. T’i lesh njerëzit pa bukë, pa ujë, pa drita. Po atje s’ka kamera që ta tregojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco