'Të ka 'trullosur' CNN'/ Debati mes Genc Burimit dhe Olzi Jazexhi

22:05, 12/10/2023
A+ Aa A-

Analisti Olsi Jazexhi dhe gazetari Genc Burimi u përfshinë në një debat teksa po diskutohej tema e luftës në Izrael.

Në një lidhje me Skype për ‘Çim Peka Live’, Jazexhi mundohet ta mbrojë me fanatizëm Hamasin duke përgenjështruar të gjitha lajmet për një operim terrorist të tyre në Izrael. Kjo gjë e ka irrituar tepër Burimin, i cili e kundërshton duke i kujtuar vrasjet makabre që kanë kryer terroristët e Hamasit. Debati ndizet ende më shumë kur Jazexhi krahason Hamasin me UCK-në.

Si pasojë e kësaj, Jazexhi i sygjeron Burimit të ndjekë mediat arabe për tu përditësuar me të vërtetën, pasi sipas tij, mediat si CNN jane pro izraelite. 

Pjesë nga debati:

Çim Peka: Ju i justifikoni sulmet e Hamasit?

Jazexhi: Normale që i justifikoj.

Burimi: Kjo është penale. Të shkosh tu presësh kokën fëmijëve dhe plakave?!

Jazexhi: Ajo që ka bërë Hamasi nuk është asgjë me atë që po bën Izraeli në këto momente, kur Izraeli në këto momente është duke rrafshuar të gjithë Gazën, është duke e bombarduar pallate, është duke vrarë njerëz, është duke shkatërruar dhe rrënuar mijëra shkolla. Por në perëndim ka një censurë totale. Në botën islamike Hamasi mbahet një organizatë revolucionare, çlirimtare e cila shihet sikur shihet UCK-ja në mesin e shqiptarëve . Ashtu sikur serbërt e quanin UCK-në organizatë terroriste, edhe Izraeli e quan Hamasin organizatë terroriste.

Burimi: Ta lash gojën ti kur të zëshë me gojë UCK-në.  Çfarë kauze mund ta justifikojë të shkosh  të therësh fëmijë, të përdhunosh e të vrasësh plakat?

Jazexhi: Genci, je viktimë e lajmeve të rreme të Izraelit. Duhet që të mësosh arabisht dhe të shohësh mediat arabe që të kuptosh se çfarë ka ndodhur. Je keqinformuar dhe je viktimë e lajmeve të rreme.

Burimi:  Ashtu ë!? Çfarë kauze e justifikon që të rinjtë që kërcenin shkojnë i therin, të vrasin?  Çfarë kishin bërë ata të rinj? Si e zë në gojë ti UCK-në? UCK-ja nuk theri fëmijë serb. As partizanët tanë nuk shkonin të thernin fëmijët e gjermanëve. As komunistat. Çfarë janë këto vlera makabre, vlera kanibale, vlera kafshësh? Rezisto, lufto, por jo të therësh fëmijë e njerëz të pafajshëm. Është e pafalshme .

Jazexhi: Të lutem, mos shiko CNN-në. Hape televizorin tek ‘Al Jazeera’ herë pas here që të marrësh lajme të vërteta.

Burimi: Dmth, sipas teje nuk pati  të rinj të masakruar?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco