Mbledhja e Grupit Parlamentar, Rizai: Të enjten do diskutohet rezoluta për Kosovën

20:09, 10/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Ermal Rizai ka bërë me dije se në seancën parlamentare e cila pritet të mbahet ditën e enjte do të diskutohet çështja e rezolutës së Kosovës. Ai tregon se opozita nuk e voton rezolutën e Partisë Socialiste për Kosovën

Në lidhje me unifikimin e opozitës, Rizai thotë se shenjat e para të bashkimit janë dhënë në korrik.

“Unifikimi i deputetëve të PD-së të dalë nga lista e 25 prillit të vitit 2021, shenjat e para të bashkimit u dhanë në fund të sesionit parlamentar në muajin korrik. Sesioni ka bërë 5-së mbledhje dhe po ta shohim, javën e shkuar, ditën e enjte kur u mbajt seanca pleanre pati një rezistencë nga ana  e deputetëve  të opozitës sepse nuk lejuan që mazhoranca socialiste të rrëzonte  çështjene  ereformës elektorale. Ajo se çfarë ka ndodhur gjatë muajit shtator, por edhe javën e parë të tetorit kemi parë që në parlament opozita është e unifikuar dhe në këto pesë mbledhje kemi zotin Bylykbashi, që mbështet zotin Berisha, u propozua nga deputetët  si bashkëkryetar i reformës elektorale.

Sot, përqëndrimi i mbledhjes ka qënë tek ajo se çafrë pritet të diskutohet në seancën e së enjtes. Është një seancë e posaçme vetëm për çështjen e rezolutës së Kosovës, për dënimin e asaj se çfarë ka ndodhur në një fshat në komunën Zveçan, në veri të Kosovës, dhe pritet që opozita që opozita të mos e votojë rezolutën e partisë socialiste.

Janë dy pika që i ndajnë mazhorancën dhe opozitën, bëhet fjalë për hetimin. Në rezolutën e PS thuhet se hetimin do e bëjë Serbia por nuk thuhet që duhet të jetë ndërkombëtar siç thuhet në rezolutën e Kosovës që është marrë nga ana e opozitës dhe pika e dytë kush është përgjegjës për atë sulm.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco