SYRI TV/ Misri në sezon të mbarë prodhimi, por fermerët e Myzeqesë nuk po shesin

13:24, 10/10/2023
A+ Aa A-

Prodhimi i mbarë i misrit këtë sezon nuk po i shpërblen financiarisht fermerët në Myzeqe. Ata ankohen se tregtarët e kërkojnë misrin me 25 lekë/kg, shumë kjo që nuk mbulon as kostot e prodhimit.

Nga SYRI TV

Lufta në Ukrainë dhe embargoja ndaj mallrave ruse, duhet të ishte favorizuese për fermerët që kultivojnë drithë në Shqipëri. Por, duket se po ndodh e kundërta.

Këto që shihni në pamje, janë tonelata me misër, të prodhuara nga fermerët e fshatrave Mujalli, Daullas, Baltëz e Grecalli në Fier. Misri, pasi është korrur dhe ambalazhuar, nuk po gjen treg.

Në fakt, problemi i fermerëve është çmimi i ulët me të cilën po afrohen grumbulluesit për të blerë misrin. Sipas fermerëve, aktualisht 1kuintal misër po shitet për 2500 lekë, çmim i cili nuk mbulon as kostot e prodhimit.

Fermerët ndodhen mes dy zjarreve, në njërën anë ata përballen me çmim të ulët për shitjen e misrit dhe në anën tjetër, janë të detyruar ta shesin për shkak se nuk kanë kapacitete magazinuese, me qëllim që prodhimin ta shesin disa muaj më vonë kur edhe çmimet pësojnë rritje për shkak të kërkesë- ofertës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco