Bardhi: Grupi i Bashës mendon se kontrollon Shqipërinë dhe gjysmën e botës

21:32, 09/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlament të PD-së, Gazment Bardhi i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është shprehur se betejën e tij në PD e ka nisur me idenë dhe besimin se do të dilte më e fortë por në fakt sipas tij rezultojë se ishte një model i mirë për ti krijuar komoditet Ramës në pushtet.

Bardhi ndër të tjera është shprehur se grupi i Bashës në kokën e tyre ekziston ideja se kontrollojnë të gjithë Shqipërinë por edhe gjysmën e botës.

"Kur ne kemi nisur betejën brenda PD  e nisëm me idenë për ta bërë më të fortë dhe alternative qeverisje, unë për këtë e nisa betejën sikundër e kam pranuar publikisht se kam bërë betejë më shumë se Basha se ai një vit e gjys iku nga aprtia, nga kjo betejë kuptova se ne po i krijonim komoditet PS dhe ai të jetë ën pushtet për një kohë të gjatë dhe nga kjo arsye kur ti nisesh me një qëllim pozitiv dhe ajo që po merr mbrapa është e kundërta e asaj që kishe pritur atëherë do të ndryshosh.

Grupit të Bashas po ti pyesësh i duket vetja se ato kontrollojnë  Shqipërinë dhe gjysmën e botës. Unë besoj atë që unë besoj dhe unë nuk kam bërë asnjë falsifikim me dashje, unë kam qenë sekretar i përgjithshëm dhe bazuar në raportet e marra nga degët e partisë kam organizuar kuvendin.

E vetmja gjë që ka bërë gjykata e apeli është se ka thënë se çështjen nuk duhet ta gjykonte Zhukri se ka pasur konflikt interesi por dikush tjetër dhe ky është thelbi vendimit dhe nuk është marrë fare me thelbin e kjo është në interesin e  Ramës që ta mbaj zvarrë. Sot situata ligjore e PD është në pikëpytje. Sot duhet të fillojmë dhe të prodhojmë politikë dhe të mos merremi me cicmice, bashkimi i PD unifikimi i opozitës është qëllimi kryesor që ne duhet të kemi dhe të prodhojmë produkte."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco