VIDEO/ Berisha publikon pamjet tronditëse të atentatit ndaj Salvator Kaçit

12:23, 09/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi sot pamjet e atentatit ndaj zyrtarit demokrat, Salvator Kaçi.

Ashtu siç kishte premtuar, Berisha solli videon nga momenti kur Kaçi shpëton nga atentatorët, falë manovrimit nga shoferi i tij.

“Aktet horror në farsën elektorale të 14 majit, mbeten dëshmi flagrante e asaj që kemi thënë se në këtë farsë, krimi u shndërrua në votë dhe vota në krim.

Me datën 14 maj, këtu së bashku kam denoncuar atentatin e dështuar, të organizuar nga bandat kriminale, ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, njërit prej futbollistëve më të shquar të vendit, demokratit Salvator Kaçi, i cili po kalonte së bashku me të birin, po udhëtonte, dhe banditë të armatosur i dalin përpara për ta ekzekutuar, por një manovrim i shpejtë i shoferit, e bëri të pamundur aktin e tyre kriminal.

Atë ditë Edi Rama reagoi menjëherë, me një cinizëm dhe unë jam këtu për të paraqitur para jush këtë video, në të cilën tregohet qartë se si kriminelët i zunë rrugën makinës së tij dhe të armatosur dolën për të kryer krimin makabër, por dështuan.

Këtu do shihni makinën e Salvatorit, ia zënë rrugën. Ja ku janë vrasësit me revole në dorë. Por largimi i shpejtë i makinës së Salvatorit, bën të pamundur kryerjen e aktit.

Manovrimi me shpejtësi i shoferit i bën të pasigurt vrasësit në realizimin e aktit të tyre makabër,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco