Në një intervistë për Syri Tv, Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei analizon librin ‘Albania Files’, me projekte arkitekurore në Shqipëri. Ai zbulon se studio arkitekutore 51N4E, u bë e famshme falë kryeministrit dhe i siguroi vajzës së gruas së Ramës, Rea Xhillarit, një praktikë pune.
“Kjo është nepotizmi. Quhet nepotizmi. Që familjarët e kryeministrit të punojnë në kompani që marrin para nga vetë shteti, kjo është diçka që nuk është e drejtë” thotë ai për gazetaren Armela Ferko.
Gjithashtu ai zbulon se njëri nga arkitektët të kësaj firme ka qenë me proces juridik në Belgjikë fiks për mënyrën se si janë lidhur me Shqipërinë.
"Po patjetër që vërtetohet sepse ajo është përmendur edhe në uebsajtin e 51N4E. Që ajo ka qenë me internship atje. Domethënë, studio e famshme, ose studio që u bë e famshme falë kryeministrit, bën disa projekte që tani po hetohen nga SPAK-u... le ta themi qartë që tani po hetohen nga SPAK-u, edhe për ta thënë, njëri nga arkitektët të kësaj firme ka qenë me proces juridik në Belgjikë fiks për mënyrën se si janë lidhur me Shqipërinë. Ok, në atë firmë, ajo vajza e kryeministrit merr një internship. Pastaj fillon të punojë për një kompani këtu në Tiranë, "Iri", që në fakt është krijuar nga këta arkitektë belgë.
Librin ‘Albania Files’ e quan një gabim të madh që Rama ka bërë. Ndër të tjera në libër flitet për korrespodencën e një prej arkitektëve të njohur ndërkombëtarë, i cili i sugjeron Edi Ramës të anullojë procet zgjedhore në Shqipëri, dhe pas mandatit të 5-të, të shpallet President i përjetshëm apo Mbret.
Pjesë nga Intervista
Syri TV, gazetare Armela Ferko: Tani, është letra e famshme që ti vetë e ke analizuar... Të lutem, dua që të ma shpjegosh, çfarë do të thotë për ty letra, çfarë është letra në vetvete?
Vincent van Gerven Oei: Letra është përfshirë në faqen 550 në këtë libër. Është një letër e hapur shkruar Edi Ramës. Brenda kësaj letre, që mund të jetë ironike, që mund të jetë satirike, por kjo nuk na intereson, ai shkruan haptazi: "Mbase duhet të anulojmë zgjedhjet, domethënë zgjedhjet e vjetshme, duhet të anulojmë zgjedhjet edhe ti të bëhesh mbret. Kështu që ne mund të vazhdojmë punën tonë në Shqipëri kollaj." Ashtu shkruan. Mund të jetë shaka, patjetër që mund të jetë shaka. Por çfarë do të thotë kjo? Që ai bën shaka me vuajtjen e popullit shqiptar, që vërtet vuan nga këto ndërhyrje që bëjnë dita-ditës në Tiranë. Unë e vuaj brenda lagjes time, kulla. Kulla edhe të vajzës së Edi Ramës, Rea Xhillari që ndërton..
Syri TV: E përmend këtë përgjatë shkrimit tënd, që dhe ajo ka përfituar në momente të caktuara. Ndalemi pak këtu... Si ka përfituar vajza e kryeministrit në një marrëdhënie si kjo? Vërtetohet apo jo?
Vincent van Gerven Oei: Po patjetër që vërtetohet sepse ajo është përmendur edhe në uebsajtin e 51N4E. Që ajo ka qenë me internship atje. Domethënë, studio e famshme, ose studio që u bë e famshme falë kryeministrit, bën disa projekte që tani po hetohen nga SPAK-u... le ta themi qartë që tani po hetohen nga SPAK-u, edhe për ta thënë, njëri nga arkitektët të kësaj firme ka qenë me proces juridik në Belgjikë fiks për mënyrën se si janë lidhur me Shqipërinë. Ok, në atë firmë, ajo vajza e kryeministrit merr një internship. Pastaj fillon të punojë për një kompani këtu në Tiranë, "Iri", që në fakt është krijuar nga këta arkitektë belgë.
Syri TV: Pra, duket si një skemë e mirëfilltë e ngritur apo jo? Si mund ta kuptojmë?
Vincent van Gerven Oei: Kjo është nepotizmi. Quhet nepotizmi. Patjetër që familjarët e kryeministrit të punojnë në kompani që marrin para nga vetë shteti, kjo është diçka që nuk është e drejtë.
Si e shpjegon ti këtë? Kush e mban përgjegjësi këtu?
Syri TV: Si vërtetohen të dyja gjërat, domethënë, ti thua që ka prova të mjaftueshme të cilat duhet të çojnë patjetër në një hetim penal, në thirrjen e kryeministrit si dëshmitar për një sërë çështjesh aty. Arkitektët duhet të mbajnë përgjegjësi?
Vincent van Gerven Oei: Absolutisht po. Edhe të them diçka, unë jam i sigurt se kjo ditë do vijë. Absolutisht. Çfarë mund të bëjmë ne pas Ballukut? Ok, tani e kemi Ballukun te SPAK-u. Çfarë mund të bëjmë pas Ballukut? Kë mund të kapim ne si SPAK? Kush mbetet? Edhe Spiropalin dhe Taulant Ballën. Ok I kapëm dhe këtë. Kush mbetet. Do rrijë duarkryq SPAK-u në atë ndërtesë? Absolutisht jo. Do vijë, ajo ditë.
Syri TV: Vincent, si ka mundësi që me gjithë këto që ti cilëson prova, me të drejtë, nëse i gërsheton dhe sheh me vëmendje janë prova, Kryeministri Rama nuk është kujdesur fare që t'i fshehë ato? Si e shpjegon ti këtë?
Vincent van Gerven Oei: Nuk jam psikolog, edhe nuk mund të spekuloj se si ai mendon për veten e tij. Unë mendoj që çdo njeri që rri në një pozicion aq të fuqishëm për një kohë të gjatë, patjetër do bëjë gabime.
Syri TV: Gabime të cilat vijnë nga çfarë sipas teje?
Vincent van Gerven Oei: Gabime nga... si ta them. Është bërë përtac. I lodhur mbase. Duket shumë i lodhur kohët e fundit në televizione. E kur të jesh i lodhur, bën gabime. Patjetër që ky libër është gabim, është gabim komplet.
Syri TV: Si vërtetohen të gjithë ajo që ti the sidomos për vilën e kryeministrit, sepse po kthehem tek vila. Sepse vazhdimisht ka pasur denoncime në periudha të ndryshme e të tjerë...
Vincent van Gerven Oei: Mund të të dërgoj një skicë nga një portfolio e hershme, e kam "save" në kompjuterin tim në atë kohë, para 15 vitesh, por akoma e kam. Nga studio e arkitekturore, ku duket shumë qartë që kjo është vila e kryeministrit, quhet Vila Dajti.
Syri TV: Dhe Vila Dajti gërshetohet me këto të dhëna thua ti që janë vetërrëfyer nga studio arkitekturore te libri, dhe nëse bën një gërshetim këto janë provat?
Vincent van Gerven Oei: Unë kam një listë brenda librit me të gjitha punët që ka bërë 51N4E brenda territorit të Shqipërisë. Nuk ka asnjë ndërtesë në këtë listë që duket se është vila e kryeministrit, ndërsa ata patjetër e kanë dizajnuar. Sepse është një ndërtesë shumë unike, dallohet menjëherë, me katër rrathë... Nuk ka asnjë dyshim në trurin tim që ata e kanë bërë.
Syri TV: Përpara se të bëj një pyetje të fundit për SPAK, unë dua të na japësh pak më shumë informacion se ne jemi ndalur pak ditë më parë këtu në syrin televizion, tek një lajm që vinte pikërisht nga Holanda dhe që fliste për një interpelancë me ministrin e financave të qeverisë holandeze, është thirrur në interpelancë lidhur me kompanitë guaskë të Zvërnecit, madje është pyetur nëse do ishte I gatshëm të bashkëpunojë me SPAK... çfarë qëndron pas këtij lajmi?
Vincent van Gerven Oei: Kjo nuk është pyetja e parë që është bërë në parlamentin holandez për çështjet e kompanive guaskë në lidhje me Shqipërinë. Unë kujtohem që edhe në kohën e skandalit të inceneratorëve ka pasur disa pyetje të tilla në parlamentin holandez. Përgjigje nuk e kemi. Mua më duket se janë disa pyetje kot, sepse tani e dimë që janë pronarë të këtyre kompanive guaskë, që janë këta Al Kayat Brothers. Edhe patjetër që ka një problem shumë, shumë të madh me kornizën ligjore në Holandë që mbron këto lloj pastrim parash, në një mënyrë që është absolutisht e papranueshme.
Syri TV: Po çfarë përgjigje për shembull, pritet nga një ministër i financave në momentin që i thuhet që a je i gatshëm të bashkëpunosh me SPAK-un në Shqipëri?
Vincent van Gerven Oei: Përgjigja do jetë që Holanda bashkëpunon me SPAK-un nëpërmjet disa projekte bashkëpunimi... Domethënë do të jetë ndonjë përgjigje e tillë, nuk do të ketë asnjë risi.
Syri TV: Ti thua politika holandeze është e ashpër, po ligjet në vetvete nuk mund të thellohen dhe aq shumë te këto kompani?
Vincent van Gerven Oei: Kanë një paradoks, sepse në njërën anë ata janë shumë të ashpër ndaj Shqipërisë për këtë çështje të pastrimit të parave, në të njëjtën kohë Holanda furnizon të gjitha ligjet që mundësojnë këtë lloj pastrim parash. Patjetër ka një lloj hipokrizie edhe brenda Holandës.
Syri TV: Të shohim çfarë do të dali në fakt... pse ke kaq besim, të kam dëgjuar vazhdimisht gjatë intervistës, duket sikur ke besim te SPAK, pse vjen ky besim?
Vincent van Gerven Oei: Unë dua të kem besim sepse nuk na mbetet asgjë tjetër.
Syri TV: Dhe një koment të tëndin lidhur me rolin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një moment si ky. Si e sheh ti rolin e BE-së dhe SHBA-së në një moment si ky
Vincent van Gerven Oei: Mjaft me këto deklarata kote. Vërtet, nuk kanë asnjë rëndësi, as për të mirën, as për të keqen. Tani është koha e popullit shqiptar. Nuk mund të varet as nga opinioni i SHBA-së ose opinioni i BE-së.
Syri TV, gazetarja Armela Ferko: Shumë kënaqësi të të kisha në intervistë.
© SYRI.net