Nuk iki pa rrëzuar diktatorin e fundit në Europë! Emigranti nga Franca: Të shpallin non grata Ramën, Ballukun, Ballën…

20:40, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Një qytetar nga Tropoja, por që tashmë jeton në Francë ka ardhur në Shqipëri për tiu bashkuar protestës për të rrëzuar qeverinë Rama që e largoi nga atdheu I tij. Në fjalimin e tij qytetari kërkoi të merren masa më radikale për të rrëzuar qeverinë aktuale. Duke marrë si shembull Revolucionin Francez të vitit 1789, protestuesi sugjeron një përshkallëzim të protestës me paralizim të aktiviteve. Ai kërkoi gjithashtu që të shpallen nongrata Edi Rama, Linda Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla.

Sot është dita e 27-të e protestës.

“Unë jam nga Tropoja dhe vij nga diaspora. Vij nga Franca, nga një shtet me kulturë shumë të lashtë, por edhe ne jemi me kulturë shumë të lashtë, edhe më të lashtë se Franca.

Edhe kemi ardhë këtu që të shtunën me refugjatë të tjerë, e do rrimë këtu një javë, dy javë, tre javë, një muaj, dy muaj, gjashtë muaj, derisa ta rrëzojmë këtë qelbësirë, diktatorin e fundit në Evropë!

Unë po ju them një gjë se kam ndenjt shumë atje, jam qe 15 vjet. Kam ikur kur Rama erdhi në pushtet. Ka marrë arratinë, se e kam ditë se çfarë do bëhet ky. Edhe e di pak a shumë atë historinë e Francës. Vitin 1789, Franca ka bërë revolucionin popullor. Ka ndenjt 10 vjet, deri në vitin 1799. 10 vjet ka ndenjt. Ne nuk mund të rrimë 10 vjet. Ne duhet të rrimë një muaj e ta rrëzojmë! Me revolucion paqësor, të bllokojmë aeroporte, porte, të bllokojmë Kuvendin, Kryeministrinë, të gjithçka.

Të bllokohet qarkullimi e gjithçka se ndryshe nuk ikën ky. Ky është sikur shoku vetë, sikur Vuçiçi.

I kam parë francezët qysh protestojnë. Vijnë fshatarët me traktorë, plot me plehra, plot me gjithçka, i mbushin prefekturat, i mbushin kryeministrinë, gjithçka, s'mund t'u thotë gjë policia. Mbaroi, ajo protestë. Ne rrimë këtu e kujtojmë se ikën ky, bashkohemi këtu shkojmë me fjet gjumë mbas pesë orësh te shtëpia. Duhet të rrimë atje të bllokojmë çdo gjë! Edhe një propozim e kam unë... e kam një propozim që t'i nxjerrim 'non grata' 4 persona: Lindita Ramën, Belinda Ballukun, Taulant Ballën dhe kryesorin Edi Ramën. Poshtë Edi Rama! Poshtë diktatura!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco