Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë për t'iu bashkuar 'revolucionit të flamingove'

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë për t'iu bashkuar 'revolucionit të flamingove'

22:49, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda, pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit”, ka mbërritur në Tiranë për tiu bashkuar  ‘Revolucionit të Flamingove’ që sot ka hyrë në ditën e 27-të.

Sapo mbërrita në Tiranë. Këtë fundjavë do të jem në demonstrate dhe duke takuar njerëz e aktivistë të cilët po I japin jetë kësaj lëvizjeje fantastike popullore” Shkruan ajo në një postim në rrjetin e saj social në fb pasditen e sotme.

Nesër organizatorët kanë bërë thirrje për protestë kombëtare dhe kanë ftuar të gjithë shqiptarët të bashkohen në protestën antiqeveritare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më herët, edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës së qytetarëve në Tiranë, duke e cilësuar mbrojtjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mjedisit si një kauzë me rëndësi të veçantë. Në postimin e saj në Instagram, Paulus deklaroi se synon të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve dhe t’i përcjellë ato në Bruksel, duke rritur presionin ndërkombëtar ndaj vendimmarrjes së qeverisë shqiptare.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco