VIDEO/ Alimehmeti: Maska ndërkombëtare e Ramës ka rënë, edhe socialistët po i largohen

22:43, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti, i ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se protesta qytetare ka arritur të ekspozojë në arenën ndërkombëtare atë që, sipas tij, shqiptarët e kanë njohur prej vitesh si realitetin e qeverisjes së Edi Ramës.

Sipas Alimehmetit, ajo që e ka mbajtur në pushtet kryeministrin për më shumë se një dekadë ka qenë imazhi që ka ndërtuar jashtë vendit, ndërsa realiteti brenda Shqipërisë ka qenë krejt tjetër.

Ai theksoi se shenjat e izolimit politik të kryeministrit po bëhen gjithnjë e më të dukshme, duke përmendur qëndrimet kritike të eurodeputetëve dhe përfaqësuesve të së majtës europiane.

Sipas tij, përçarja nuk është vetëm jashtë vendit, por edhe brenda Partisë Socialiste. Alimehmeti u ndal edhe te mbledhjet e fundit të socialistëve, duke i cilësuar si tregues të krizës së brendshme që, sipas tij, po kalon mazhoranca.

‘Këtu te ne, një dhe vetëm një. Madje jo 10 vitet e fundit, po më shumë se 10 vitet e fundit. Kështu që diferencat janë të mëdha nga atje-këtu. Apo, mos gabohem, janë shtatë në Britaninë e Madhe që kanë ndërruar. Kështu që po flasim për vende me një lloj dinamike tjetër politike, si Serbia që sheh drejt Putinit, si Anglia që është patjetër vend perëndimor anëtar i NATO-s. Këtu ky diskutim është i mbyllur. Pse? Ajo që e mbante në këmbë Edi Ramën ishte ajo maska që ai kishte ndaj ndërkombëtarëve.

Pra, tjetër imazh kishte ai jashtë, që shiste jashtë në një mënyrë ose në një tjetër, dhe tjetër gjë ishte këtu brenda që e dinim ne të gjithë se si ishte. Sot është e qartë, kjo protestë e ka treguar shumë qartë në shkallë ndërkombëtare se kush është me të vërtetë Edi Rama. E ju po e shihni se si nuk po e gjen më mbështetjen. Ju po shihni se si eurodeputetët votojnë kundër Edi Ramës, votojnë kundër projekteve të tij, votojnë kundër ligjeve të tij dhe tani po vijnë dhe thonë ‘do vijmë aktivisht e do marrim pjesë në protesta’.

Të krahut të majtë. Pra socialistët, të majtët europianë po i dalin kundër. Njëkohësisht të majtët brenda shtëpisë së vet po i dalin kundër. Pra kemi një deputete që ka dalë e pavarur, kemi zëra të ndryshëm brenda Partisë Socialiste që kanë folur edhe gjatë mbledhjeve zyrtare...

Dhe po ta shihni juve, të vetmit që e mbrojnë Edi Ramën dhe gjendjen, kështu që të mos fshihemi, është ai vetë, Taulant Balla dhe Belinda Balluku. Dhe poshtë janë nja dy-tre deputetë të rinj pa eksperiencë politike. Kush ka eksperiencë politike aty në mes, është shumë i qartë për rrugën se ku do shkojë kjo, dhe janë disociuar, janë larguar, kanë marrë një farë distance prej tij, po ta vini re. Ose nuk flasin fare për protestën, ose japin konotacione relativisht në mbështetje, po t'i shihni. Pra, që do të thotë edhe ata vetë e kanë kuptuar se ku të shkojnë. Dhe në qoftë se neve nuk duam të shohim asnjë nga këto fakte, njerëzit janë të aftë të lexojnë emocionet. E patë mbledhjen e fundit juve?

Nuk drejtohej as nga kryetari i grupit parlamentar, nuk drejtohej as nga kryetarja e parlamentit, drejtohej nga Edi Rama që foli vetëm për hallin e vet. Kjo është e vërteta. Pra, ose anti-mitingu që bëri një ditë tjetër. Ndërkohë që këtu ishte një miting madhështor në shesh, ai bëri anti-mitingun aty.

Për siguri fizike patjetër. Këdo që futej supozohet te shtëpia e vet. Pra ai nuk ka më besim te njerëzit e vet. Dhe në këto lloj konceptesh neve e kuptojmë shumë qartë që ata kanë një frakturë të thellë brenda vetes. Pjesa tjetër është e qartë, unë kam qenë në protestë pothuajse çdo ditë, ndonjë ditë ne kemi dhe ndonjë impenjim patjetër dhe e kemi të pamundur, por aty mund t'i shohësh. Ne pamë aty drejtorë bashkie, nuk guxojnë më se i kanë kërcënuar tashti. Po ne i pamë! Ishin në shesh ata.’, tha Ilir Alimehmeti gjatë intervistës në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco