Kedhi: Sikur Shqipëria ta dënonte me të njëjtin zell sulmin ndaj Kosovës si ndaj Izraelit!

Kedhi: Sikur Shqipëria ta dënonte me të njëjtin zell sulmin ndaj Kosovës si ndaj Izraelit!

10:58, 09/10/2023
A+ Aa A-

"Ne e paskemi pasur më të thjeshtë të solidarizohemi me Izraelin, të shprehemi në mënyrë të qartë për atë sulm dhe e paskemi pasur me sa duket më të vështirë të shprehemi për Kosovën duke bërë thirrje që të dyja palët të qetësohen, të ulen në tavolinën e diskutimit, të negocimit, madje dhe duke bërë thirrje edhe për tryeza ndërkombëtare që në fund dëmtojnë Kosovën më shumë sesa e ndihmojnë atë. Ndaj unë nuk e kam parë këtë qëndrim të drejtë te të dyja rastet."

Analisti Nikola Kedhi, konsulent financiar dhe kontributor në shtypin ndërkombëtar gjykon se qëndrimin dhe solidaritetin që Shqipëria tregoi ndaj Izraelit dhe dënimin e sulmit terrorist të Hamasit, ai e ka parë shumë më të fortë sesa ndaj Kosovës, e cila po ashtu përjetoi një sulm terrorist disa ditë më parë. Madje, analisti mendon se ndaj Kosovës, qendrimi i shtetit shqiptar qe i padrejtë dhe i dëmshëm.   

Z.Kedhi, i ftuar sot në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV tha:  “Izraeli është një shtet që e njeh Kosovën; është lidhja me hebrenjtë që u përmend etj etj.e e patjetër që Shqipëria do të shprehte solidaritetin e vet me Izraelin, siç bëri gjithë Perëndimi. Po nga ana tjetër unë do të doja që të kishim pasur të njëjtin zell dhe të njëjtën vendosmëri pa ekuivok edhe për të dënuar atë që ndodhi në Kosovë: sulmin krejt në pabesi që ndodhi në Kosovë para pak javësh, sepse,  të them të drejtën unë nuk e kam parë nga shteti shqiptar një dënim kaq të fortë sa ç’ishte për shtetin e Izraelit!

Ne e paskemi pasur më të thjeshtë të solidarizohemi me Izraelin, - nënvizoi Kedhi, -  të shprehemi në mënyrë të qartë për atë sulm dhe e paskemi pasur me sa duket më të vështirë të shprehemi për Kosovën duke bërë thirrje që të dyja palët të qetësohen, të ulen në tavolinën e diskutimit, të negocimit, madje dhe duke bërë thirrje edhe për tryeza ndërkombëtare që në fund dëmtojnë Kosovën më shumë sesa e ndihmojnë atë. Ndaj unë nuk e kam parë këtë qëndrim të drejtë te të dyja rastet.

Ndërkohë që nuk duhet të harrojmë se në këtë rend të ri botëror multipolar ku po tentohet të shkohet me një Amerikë, me Shtetet e Bashkuara më të dobëta se ç’kanë qenë  edhe për shkak të problemeve të veta ekonomike, politike dhe sociale, raste të tilla si konflikti që po ndodh në Izrael, ajo që ndodhi në Ukrainë, çfarë ndodhi në Ballkan me sulmin në Kosovë, pritet që të jenë më të shpeshta dhe jo më pak të shpeshta sepse ka shumë fuqi lokale, rajonale apo dhe botërore, të cilat duke përfituar nga rasti që ajo që deri tani ishte superfuqi e botës, Shtetet e Bashkuara, janë më të dobëta, tentojnë të fitojnë terren, të fitojnë zona influence etj.

Ndaj, kjo tërheqja amerikane që kërkon një diskutim më vete, kjo dobësia amerikane, çon në një botë më pak stabël, më pak të qëndrueshme, më pak  të sigurt.

Fakti që Amerika është tërhequr nga shumë zona të botës për shkak  të problemeve të veta të brendshme, për shkak se ka një dobësi edhe ekonomike, për shkak se politika shpeshherë ia le vendin burokracisë në shtetin amerikan, për rajone ndoshta si dhe Ballkani, jemi sot në një gjendje ku dhe një Ballkan shikohet si një zonë e nxehtë dhe kjo dëmton edhe faktorin shqiptar në Ballkan, por dhe vende të tjera të botës, në Lindjen e Mesme, në Ukrainë, në vende ku janë këto konflikte prej shumë kohësh.

Shikohen si vatra të mundshme konflikti të ardhshëm, për dekadat ndoshta dhe në vijim, në qoftë se ato nuk zgjidhen, ndaj është një botë më pak e sigurt e ndaj ne si shqiptarë na intereson që Shtetet e Bashkuara të kthehen siç kanë qenë, të kenë një vëmendje edhe për Ballkanin, “ theksoi z Kedhi/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco