KAFE SHQETO/ Cakrani: Rama ka marrë objekte nga pronarët dhe ua ka 'dhuruar' njerëzve pranë tij

10:36, 09/10/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme ka marrë për të dytën herë të pandehur Arben Ahmetajn, ish-zv.kryeministrin që ndodhet në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Elbasanit dhe pasurinë e pajistifikuar.

Vepra që i atribuohet këtë herë nga SPAK është ajo e shpërdorimit të detyrës në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së bukës në vlerë dëmi 7 miliard lekë.

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në 'KAFE SHQETO' në SYRI TV, u shpreh se raste të tilla janë të shumta, ku oligarkët kanë marrë objekte nga pronarët e ligjshëm dhe ua kanë 'dhuruar' njerëzve pranë tyre.

Kjo puna e privatizimeve në Shqipëri e këtyre objekteve që kanë një rëndësi të veçantë nuk është veç ky rast, mos harrojmë që kryeministri me VKM në gjithë këtë 10-vjeçarin e vet, po të kthehemi, u ka dhënë oligarkëve dhe njerëzve të vet, me VKM objekte, objekte të ushtrisë në disa qytete, pra të gjitha këto janë dhënë me VKM nga kryeministri.

Ndërkohë që këto objekte janë në tokën e pronarit, pra pronari ka një vendim të kthimit të pronave, por këto nuk i kthehen pronarit, por u jepen njerëzve që i shërbejnë kryeministrit.

Këta që dalin nëpër televizorë... Nëse ju shikoni VKM e kryeministrit gjithë këto 10 vite, ka dhënë objekte të pronarëve të ligjshëm, ua ka dhënë njerëzve të tij.

Përse ai që interesohet të mos e blejë tokën te pronari, por duhet t’ja marrë kryeministrit me një euro?!

Unë këtë po them, ka denoncime për shumë VKM të kryeministrit dhe për shumë persona afër tyre, që kanë përfituar në të njëjtën mënyrë që ka përfituar dhe zotëria që ka ndërtuar pallatin me ndihmëne e zëvendës kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco