Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Kurti: Lirimi i Radoiçiçit të kujton marrëveshjen e Pablo Eskobarit me Presidentin e Kolumbisë

Kurti: Lirimi i Radoiçiçit të kujton marrëveshjen e Pablo Eskobarit me Presidentin e Kolumbisë

10:35, 09/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste për gazetën malazeze “Pobjeda”, foli rreth sulmit terrorist që u krye në Banjskë me 24 shtator. Kurti e quajti sulmin terrorist një skenar për gjakderdhje në Kosovë. Kurse arrestimin dhe pastaj lirimin e Milan Radoiçiçit e ka krahasuar me marrëveshjen e Pablo Eskobarit me Presidentin e Kolumbisë...

“Deri më tani janë vërtetuar disa fakte. Së pari, është vërtetuar rreziku, synimi, potenciali dhe gatishmëria e grupeve kriminale dhe terroriste në Serbi, kundër të cilave luftojmë për më shumë se dy vjet e gjysmë. Së dyti, duke qenë se terroristët ishin të armatosur me armë ushtarake të mjaftueshme për një grup deri në njëqind luftëtarë, ne vërtetuam ekzistencën e një skenari për gjakderdhje në Kosovë. Vlera e armëve të sekuestruara është më shumë se pesë milionë euro”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se me këtë sulm, Serbia dëshiron statusin e “Rusisë së vogël” në Ballkan, ku entiteti i RS në Bosnje dhe Hercegovinë do të bëhet “Bjellorusia e vogël”.

Sipas kryeministrit, sot Serbia përsëri ëndërron për një Serbi të madhe. “Ka pretendime mbi një pjesë të territorit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, dëshiron ta kthejë Malin e Zi në Ukrainë, të na vjedhë veriun e Kosovës”, tha Kurti, sipas të cilit përgjegjësia e Serbisë për sulmin terrorist të grupeve kriminale nga Serbia, jo vetëm ndaj Policisë së Kosovës, por edhe ndaj vetë shtetit të Kosovës, është e padiskutueshme.

“Është vërtetuar në mënyrë të pakontestueshme se armët dhe stërvitjet luftarake të profesionistëve serbë që sulmuan fshatin Banjskë të Zveçanit kanë ardhur nga Serbia. Të gjitha armët e konfiskuara janë prodhuar në Serbi, kanë ardhur nga Serbia dhe për nga lloji dhe sasia kanë mjaftuar për një ushtri të tërë”, tha Kurti.

I pyetur nëse vërtet pret që Milan Radoiçiç të ekstradohet në Kosovë, ai tha se “të gjithë terroristët që kanë arritur të arratisen, duhet t’u dorëzohen autoriteteve të Republikës së Kosovës”.

“Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ duhet të shpallen organizata terroriste nga vendet tona mike, partnere dhe aleate”, tha Kurti.

Ai ka shtuar se marrëdhënia mes Vuçiçit dhe Radoiçiçit nuk është origjinale. Kurti e ka krahasuar Radoiçiçin me Arkanin.   

“Arrestimi dhe lirimi i Radoiçiçit të kujton marrëveshjen e Pablo Eskobarit me Presidentin e Kolumbisë: Eskobar, domethënë, do të pranonte të shkonte në burg me kusht që të strehohej në burgun e tij, të ndërtuar në mënyrë të pavarur, në të cilin do të kontrollonte komandantët. Marrëdhënia mes Vuçiçit dhe Radoiçiçit nuk është origjinale, e kemi parë tashmë shumë herë. Putini i vogël në Beograd duhet të ketë Prigozhinin e tij të vogël në Kopaonik. Ose, nëse kthehemi pak më tej në të kaluarën, del një paralele: Slobodani i ri në Beograd ka Arkanin e tij të ri në Kosovë”, tha Kurti për Pobjedën.

Ai shtoi se shtetet që kanë kompleks superioriteti, kur tkurren apo dobësohen, bëhen të rrezikshme. “Serbia në këtë kuptim është si Rusia”, ka thënë kryeministri Kurti.

Sipas Kurtit, nëse nuk dënohet, Serbia do ta përsërisë krimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco