Studentët e mjekësisë nuk janë vetëm!

Studentët e mjekësisë nuk janë vetëm!

10:26, 09/10/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Këta studentë që vijojnë rezistencën janë garanci për një të ardhme me të mirë, teksa nuk zgjodhën konformizmin por dinjitetin dhe lirinë.

Kam fatin të njoh e të kem bashkpunëtor shumë prej këtyre të rinjve dhe e them me bindje të plotë që këta studentë janë krenaria e Universitetit të Mjekësisë dhe jo vetëm.

Shumë prej tyre mund të studionin në cilin do universitet publik dhe privat të Ballkanit dhe Evropës apo më larg, por zgjodhën Tiranën se duan ta ndërtojnë të ardhmen këtu, e me të drejtë nuk duan që e ardhmja e tyre të jetë peng i një kaste të korruptuar që ka vrarë shëndetësinë dhe i ka kthyer spitalet si bunkerët e komunizmit.

Studentët e degëve të tjera, pedagogët, të rinjtë e këtij vendi duhet ti mbështesin këta studentë, pasi protestat e tyre janë injektorë zhvillimi dhe lufte për dinjitet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco