Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

A tregoi Rama ndaj Kosovës, të njëjtën mbështetje si ndaj Izraelit? - Flet eksperti Ledion Krisafi

A tregoi Rama ndaj Kosovës, të njëjtën mbështetje si ndaj Izraelit? - Flet eksperti Ledion Krisafi

10:11, 09/10/2023
A+ Aa A-

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, z. Ledion Krisafi, gjykon se qëndrimi që ka mbajtur Shqipëria, kryeministri i vendit Edi Rama, duke i dalë në krah Izraelit në këto momente të rënda pas sulmit terrorist, është qëndrimi i duhur dhe e ka argumentuar gjykimin e tij. Por, a ishte po njësoj mbështetja që z. Rama tregoi ndaj Izraelit si edhe në ndaj Kosovës, e cila po ashtu përjetoi një sulm terrorist pak ditë më parë?

I pyetur sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV edhe për këtë ndër të tjera, z. Krisafi tha: “Qëndrimi i z. Rama për mua ka qenë normal në raste të tilla. Sigurisht që nuk ka analogji me Kosovën në këtë rast. Serbia është një shtet dhe ajo që ndodhi ka arsye të tjera, ka një dinamikë tjetër. Ajo që ndodhi në Izrael është një sulm terrorist në shkallë shumë të gjerë, mund të arrijë në 1000 numri i atyre të vrarë, por është edhe ana tjetër, që ne shqiptarët kemi një lidhje të veçantë me hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ndoshta ishim vendi i vetëm në Evropë që ....

Flavio: Më lejoni një batutë me mirëkuptim. Me thënë të drejtën, shumë të veçantë e kemi me hebrenjtë, por se pse kam një parandjenjë që e kemi pak më të veçantë me Kosovën... Po ti e di vetë, pa ta paragjykuar përgjigjen. 

Krisafi: Pa diskutim. Nuk ka asnjë lloj analogjie në këtë rast me Kosovën dhe qëndrimi ndaj Kosovës ka qenë qëndrimi i duhur edhe në këtë rast për atë që ndodhi; nuk është se nuk e mbështetëm Kosovën dhe po mbështesim Izraelin. Mbështetja që i kemi dhënë Kosovës është shumë më ndryshe nga mbështetja që i kemi dhënë Izraelit. 

Izraeli, ju siguroj, që nuk ka asnjë nevojë për mbështetjen e Shqipërisë në këto momente, sepse ka aftësitë e veta, por theksoj se qëndrimi i z. Rama është qëndrimi i duhur në këtë rast. E gjithë bota perëndimore është në lidhje me Izraelin dhe nuk mund të dilte z. Rama e të mbështeste terroristët e Hamasit - imagjino se çfarë skandali gjigant do të ishte në këtë rast - por, edhe lidhja që ne kemi si popull me hebrenjtë e ata sigurisht që janë shumë mirënjohës për atë që shqiptarët kanë bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që i kanë mbrojtur. 

Pra, analogjia me Kosovën nuk ka lidhje, jemi në një sulm terrorist në shkallë shumë të gjerë me qindra e qindra viktima ndërkohë që Serbia, pavarësisht se çfarë mund të themi, është një shtet dhe nuk është shtet terrorist në këtë rast, pavarësisht se çfarë bën në veriun e Kosovës. Pra, analogjia është krejtësisht e kundërt. Në të dyja rastet unë mendoj se Rama ka qenë në linjën e duhur,” nënvizoi Z. Ledian Krisafi/ar/sh/SYRI.NET

Mesazhi i Ramës në FB:
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco