Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mjekësia kundër ligjit për punën e detyruar, vijon bojkoti i mësimit nga studentët e UMT-së Foto ilustruese

Mjekësia kundër ligjit për punën e detyruar, vijon bojkoti i mësimit nga studentët e UMT-së

09:35, 09/10/2023
A+ Aa A-

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur ditën e sotme protestën e paralajmëruar nga ta prej disa ditësh.

Ata njëzëri janë mbledhur para ambienteve të universitetit, ku në shenjë proteste për ligjin e ri të miratuar për punën e detyruar që duhet të bëjnë brenda vendit, ata kanë bojkotuar sërish mësimin.

Ligji i ri i detyron mjekët e sapo diplomuar të japin shërbimin e tyre në Shqipëri për një periudhë 5-vjeçare, para se ata të marrin diplomën për përfundimin e studimeve të tyre.Studentët e kanë refuzuar kategorikisht këtë ligj, duke e konsideruar atë si të padrejtë, ndërsa çështja ka kaluar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco