Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Luftimet Izrael-Hamas/ Burimi: Një sulm terrorist ndaj Izraelit, 'për të larë' poshtërimin e 50 viteve më parë

20:42, 08/10/2023
A+ Aa A-

Genc Burimi i ftuar në 'Edicionin e Orës 19:00' në Syri Tv , komentoi trazirat e fundit mes Izraelit dhe Palestinës, ku numri i të vrarëve në Izrael mendohet të ketë arritur në 600 persona.

Burimi u shpreh se ky sulm i cili duhet të quhet terrorist, duket sikur po ‘lan’ dështimin e sulmit të 50 viteve më parë, sulm i ngelur në tentativë.

 

Kemi një datë shumë domethënëse, ditë për ditë, jemi në 50 vjetorin e sulmit arabo-mysliman kundra Izraelit, me 6 tetor në 1973 .

 Ishte një moment që ata që rrethonin Izraelin njiheshin më superior nga ana numerike dhe ushtarake dhe sulmuan Izraelin , por ai dështoi dhe ky sulm i tanishëm është si 'për të larë' pak atë poshtërimin  e para 50 viteve, kjo për nga ana simbolike.

Ndërsa nga ana praktike Hamasi me këtë sulm, që nuk ka tjetër fjalë që është sulm terrorist, se nuk është politik, sepse janë vrarë shumë civilë.

Pra duhet dalluar edhe njëherë masa e madhe e palestinezëve e civilëve të thjeshtë me këtë grup terrorist.

Duhet të dini që Hamasi në dokumentin e tij politik ka dy pika themelore, një: mosnjohja e Izraelit si shtet dhe prandaj është e deklaruar si një organizatë terroriste në SHBA, dhe pika e dytë:  lufta e armatosur .

Por, vitet e fundit konflikti izraelo-palestinez është harruar disi që prej marrëveshjes së Abrahamit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco