Listat sërish me probleme/ Kush janë kandidatët e PS që kanë pasur probleme me drejtësinë

Listat sërish me probleme/ Kush janë kandidatët e PS që kanë pasur probleme me drejtësinë

14:50, 08/05/2017
A+ Aa A-

Pavarësisht ligjit të Dekriminalizimit, në listat e reja të kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste, ka sërish persona që kanë patur probleme me drejtësinë.

Deri tani rezultojnë 7 kandidatë për deputet që kanë qenë të proceduar nga policia. Gjatë këtij mandati, nga Partia Socialiste ka patur një numër të konsiderueshëm deputetësh dhe kryebashkiakësh që rezultuan me të kaluar kriminale.

Ismet Beqiraj

Në Fier, i katërti në listën e PS është Ismet Beqiri. Në formularin e dekriminalizimit ai shënon se është ndaluar nga policia 26 maj 1996, ditën e zgjedhjeve të përgjithshme. Ka qëndruar për 24 orë në Ballsh, por ndaj tij nuk ka filluar procedimi. Është ndaluar nga policia e Ballshit edhe në shkurt 1997 sërish për verifikim.

Alban Ramohitaj

Në Durrës, i 10-ti në listën e PS është Alban Ramohitaj. Në vitin 2004 Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burg ose 18 muaj me kusht për vjedhje të energjisë elektrike.

Në vitin 2008 ka qenë nën hetim nag Gjykata e Pavias, në Itali, pasi u kap me një patentë shqiptare të pavlefshme. Ramohitaj shënon se ka bërë marrëveshje me drejtësinë italiane duke pranuar fajin.

Granit Kërxhalliu

Granit Kërxhalliu është i 29-ti në listën e kandidatëve të PS në Tiranë. Ai është akuzuar nga prokuroria në 25 shtator 2012 për pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës. Gjykata e Tiranës e ka dënuar me detyrim paraqitje, ndërsa Apeli e ka pushuar çështjen.

Ardit Konomi

Në Korçë Ardit Konomi është i 7-ti. Ai ka shënuar në formularin e dekriminalizimit një procedim për shkelje Të rregullave të qarkullimit rrugor. Kjo çështje ai thotë se është pushuar më 30 dhjetor ’97.

Myzafer Bushaj

Në Shkodër, Myzafer Bushaj është i 10-ti në listë. Rezulton i ndaluar në periudhën 21-24 shtator të vitit 2009 pas një aksidenti rrugor. Gjykata e ka shpallur të pafajshëm.

Pjerin Ndreu

Në Lezhë, i dyti është Pjerin Ndreu. Ai është deputet aktualisht. Rezulton i arrestuar në shtator 2004 nga policia për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike. Por është shpallur i pafajshëm. Ai e kishte bërë këtë shënim edhe në formularin e dorëzuar më parë në KQZ.

Spartak Braho

Është i 19-ti në listën e PS për Tiranën. Në formular ka shënuar se është dënuar më 22 dhjetor 1995 me 10 mijë lekë të reja gjobë për shpifje. Braho e ka shënuar këtë dënim edhe në formularin e parë dorëzuar në KQZ.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daniel09/05/2017 09:30

Ka edhe kandidate te tjere ne radhet e ps ,te arestuar dhe te denuar.Por sistemi KQZ-PS nuk e ben publik informacionin.

Shto koment

Denonco