Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Vuçiç: Radoiçiç është bashkëpunëtori im i ngushtë, nuk e ekstradoj në Prishtinë

Vuçiç: Radoiçiç është bashkëpunëtori im i ngushtë, nuk e ekstradoj në Prishtinë

14:55, 07/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur qartë: Nuk mund të ekstradojë Milan Radoiçiç në Prishtinë, pasi nuk e njohim Kosovën.

Këto fjalë presidentit serb i tha  gjatë një interviste për televizionin Sky News.

Më pas ai deklaroi se njeriu që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e Banjskës, Radoiçiç, është një bashkëpunëtor i afërt i tij, por jo mik.

“Nuk mund të them mik, por po, është bashkëpunëtor i afërt, përderisa ishte zëvendës kryetar i Listës Serbe. Ndaj tij janë ngritur akuza kriminale” tha Vuçiç.

I pyetur nga gazetari se pse nuk ia dorëzon Radoiçiçin autoriteteve në Kosovë, presidenti serb u përgjigj.

“A po talleni apo si? Ju e dini që në nuk mund të ekstradojmë dikë në Prishtinë, pasi nuk e njohim Kosovën si shtet”, u përgjigj ai.

Kreu i shtetit serb, shtoi më tej se nuk mund t’i quajë sulmuesit terroristë, edhe pse e dënon vrasjen e policit kosovar.

“Ata persona u dëbuan nga pragu i tyre”, deklaroi Vuçiç, që fajësoi për situatën autoritetet e Prishtinës.

Dislokimin e ushtrisë serbe në kufi ai nuk e cilësoi faktor destabilizues, ndërsa kujtoi se një vit më parë Serbia kishte stacionuar atje, 14 mijë trupa.

“Vetëm për t’iu dhënë disa shifra…Le të themi se një vit më parë ne kishim rreth 14 mijë trupa pranë Kosovës. Tani kishim 8.4 mijë trupa që është shumë më pak… Ushtria u dislokua sepse situata në Kosovë ishte e vështirë. Këtë gjë bëjnë ushtritë në mbarë botën, por pa qëllim për të sulmuar dikë”, theksoi Vuçiç.

Ai tha se tani e kanë shtensionuar situatën dhe se të dërguar të BE dhe SHBA do të vijnë për të parë nga afër se aktualisht janë 4400 ushtarë serbë pranë kufirit me Kosovën. Ushtria serbe u dislokua përgjatë kufirit pas sulmit të 24 shtatorit në Basnjskë, por pas alarmit të ngritur nga ndërkombëtarët, SHBA njoftoi më 3 tetor se kishte nisur tërheqja e forcave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco