Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

SYRI TV/ Takimi i Ramës me Ministrin e Jashtëm grek, në fokus çështja Beleri. Media greke jep detaje

12:26, 07/10/2023
A+ Aa A-

Greqia ka ngritur sërish shqetesimin dhe kërkesën, për lejimin e betimit te kryebashkiakut Fredi Beleri,në takimin që ministri i jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.

Gazeta Protothema ka dhënë detaje nga takimi, ku theksohet se kryediplomati grek është shprehur se ky refuzim i vazhdueshëm, është devijim nga Shteti i së Drejtës.    

Nga SYRI TV

Athina zyrtare i ka përsëritur kryeministrit Edi Rama, kërkesën për të lejuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, të bëjë betimin, gjatë takimit që ministri i jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis zhvilloi me shefin e qeverisë shqiptare.

Gazeta greke 'Protothema' ka dhënë detaje, nga takimi i kryeministri Rama me kryediplomatin e shtetit helen, ku theksohet se ndalimi i Fredit Belerit për të mos bërë betimin është devijim nga Shteti i së Drejtës dhe normat e BE.  

Media helen Protothema:

Ndalimit i Fredi Belerit dhe mospranimi i kërkesës së tij, për tu betuar dhe të marrë përsipër detyrat e tij, si kryebashkiak, që i dhanë himariotët u ngrit si shqetesim në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga ministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis pas vizitës së tij në Tiranë. Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga Shteti i së Drejtës Evropiane dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë.

Më tej Ministri i Jashtëm grek theksoi se me Edi Ramën kanë biseduar për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe.

Më herët, Gerapetritis u takua me homologun e tij shqiptar Igli Hassani. Gjatë qëndrimit në Tiranë, për ministerialin e vendeve të procesit të Berlinit. Në deklaratat e mëparshme, Athina Zyrtare ka paralajmëruar disa herë, se çështja e Fredi Belerit, do ti kthehet në pengesë Shqipërisë, në rrugën e integrimit europian.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco