Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Berisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje, thelbi janë protestat e fuqishme!

Berisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje, thelbi janë protestat e fuqishme!

13:08, 06/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e vuri theksin me forcë sot tek rëndësia e protestave të fuqishme dhe përpjekjeve të tjera komplekse kundër narkoshtetit të ngritur nga Edi Rama.

Gjatë konferencës së përjavshme për shtyp, që sot kishte në fokus raportin e OSBE/ODIHR me fakte për shkatërrimin nga mazhoranca edhe të zgjedhjeve të 14 majit 2023, Berisha tha:

"Ky raport ka një mesazh për shqiptarët: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ka farsë. Akti i djeshëm në parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite.

Edi Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në parlament dhe në një akt të pashembullt, në mënyrë absolute në asnjë vend tjetër pluralist, merr përsipër t’i caktojë opozitës, përfaqësuesin që do ai. Siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit.

Të gjitha këto janë çështje thelbësore të cilave opozita duhet t’u përgjigjet dhe do t'u përgjigjet. Thelbi është me protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk ka pluralizëm parlamentar. Ne do t'i mbrojmë ato."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco