Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Ministrja e Jashtme gjermane nga Tirana: Tensionet Kosovë-Serbi rrezikojnë procesin e Berlinit

Ministrja e Jashtme gjermane nga Tirana: Tensionet Kosovë-Serbi rrezikojnë procesin e Berlinit

10:45, 06/10/2023
A+ Aa A-

Disa ditë para mbajtjes së samitit, në Tiranë janë mbledhur këtë të premte ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit.

Takimi mbledh bashkë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.

Në nisje të këtij takimi, ministri për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, foli shkurt për mediat mbi tensionet më të fundit mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Baerbock u shpreh se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë procesin e Berlinit.

Ajo u shpreh se këto janë hapa pas drejt integrimit dhe iu bëri thirrje palëve që të ulen sa më parë të dialogojnë për të zgjidhur problemet.

“Ne jemi këtu në mes të Europës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt Bashkimit Europian. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm për të lidhur më shumë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Europian, prandaj kjo është një nismë e cila apelon direkt se rruga për në BE duhet kryer së bashku, duke respektuar integritetin territorial dhe fqinjësinë e mirë. Megjithatë, në ditët dhe javët e fundit kemi pasur çështjen e sigurisë në fokus. Ne nënvizojmë se tensionet e ditëve të fundit në Serbi në Kosovë po rrezikojnë procesin e Berlinit dhe kjo është arsyeja pse bëj thirrje që së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, por dhe të SHBA-së të kemi fokus për sigurinë në rajon. Dhe si anëtare të NATO-s duhet të tregojmë shumë kujdes dhe vendosmëri këtu në rajon”, tha ministrja gjermane.

Takimi i Tiranës drejtohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Në fokus të takimit do të jenë forcimi i dimensionit rajonal në Procesin e Berlinit dhe rëndësia e veçantë e këtij procesi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Një fokus tjetër pritet të jetë përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër liritë themelore, Agjenda e Gjelbër, ajo Digjitale dhe përafrimi me Tregun Unik të BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco