Berisha: Kosova do të ndahej mes Serbisë dhe Shqipërisë, Server e ka deklaruar në vitin 2020 këtë ide të rrezikshme

22:21, 05/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha në SYRI TV është shprehur se një nga njohësit më të mir të Ballkanit, Daniel Server në 2020 shkruante se Kosova ishte në –plan për të ndarë mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Ndër të tjera Berisha ka theksuar se kjo ide u zëvendësua më pas me Ballkanin e Hapur, lëvizje që mori fund pas ultimatumit nga dy qeveritë më të fortë të Europës

"Dy ditë më parë Daniel Server shkruante se para vitit 2020 përpjekjet ishin për të ndarë Kosovën mes Serbisë dhe Shqipërisë. Në rast se ju kujtohet një moment në parlament Rama tha tani prisni sepse kam një telefonat me Shtëpinë e Bardhë, u kthye dhe tha s rasti vjen një herë në 100 vjet.

Ky ishte një projekt real dhe nga ky projekt kaluan në ballkanin e hapur që ishte shkatërrimi i Kosovës, u dështoi dhe ky duke e mbyllur me letër të kuqe.

Mendova që dy nga qeveritë më të mëdha në europë i thanë që harroje këtë ide të ballkanit, Vuçiç e ka dëmtuar shumë Kosovës sepse kur Rama paraqitej si dëshmitar nga ai nuk kishte gjë më të çmuar për të dhe nuk mund të pretendonte më asnjë kryeministër që ai ishte një Sllobodan i ri kur Rama një kryeministër shqiptar e mbështeste shumë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco