‘Ka diferencë mes të dyve’/ Salianji: Berisha garanton 500 mijë vota, Basha t’i largon ato

‘Ka diferencë mes të dyve’/ Salianji: Berisha garanton 500 mijë vota, Basha t’i largon ato

22:02, 05/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti Ervin Salianji i ftuar në ‘Real Story’ ka deklaruar se Sali Berisha ka një diferencë me Lulzim Bashën, nëse Basha t’i largon 500 mijë vota, Berisha i ka ato 500 mijë vota.

‘Ju doni një zgjidhje të menjëhershme, shoqëria do një zgjidhje të menjëhershme. Koha politike ka kohën e vetë. Unë them të nisim diskutimin, të shkojmë të pyesim njerëz, të marrim personalitete, të pranohet se gjithësecili prej nesh ka ambiciet e veta, ka frikrat e veta se mund të vijë dikush dhe të të nxjerri nga loja.

Prandaj unë po them që diskutimi duhet nisur tani që në marsin e vitit tjetër ne duhet të jemi thuajse gati duke e mbyllur këtë kapitull me ndihmësqeveritarin Lulzim Basha.

Sali Berisha ka një diferencë me Lulzim Bashën, nëse Basha t’i largon 500 mijë vota, Berisha i ka ato 500 mijë vota’, u shpreh Ervin Salianji në ‘Real Story’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco