Berisha: Franca e Gjermania po mendojnë për BE me disa shpejtësi, Shqipëria satelit i një orbite

21:33, 05/10/2023
A+ Aa A-

Gjatë bisedës në studion e ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, kryetari i PD-së, Sali Berisha foli edhe për integrimin e Shqipërisë në BE.

Duke komentuar një deklaratë të sotme të ambasadorit të përkohshëm të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca se në dhjetor mund të ketë një lajm të mirë për Shqipërinë, Berisha tha se, lajmi mund të jetë tryeza e parë e bisedimeve.

‘Ukraina ka krijuar, detyruar një rideminsionim të mendimit të zgjerimit dhe në këtë kontekst është se lajmi që mund të jetë, është të nisë puna e tryezës së bisedimeve. Kjo tryezë është tryezë kushtëzimesh dhe në këtë kontekst justifikimi është pothuajse mes asaj që e meriton apo jo, zgjedhin atë që të ulen në tavolinë dhe ti kërkojmë kushte. Procesi i kushtëzimit real fillon pas tryezës.

Para disa ditësh lexova që Franca dhe Gjermania po mendojnë për BE-në e disa shpejtësive, dhe kjo pastaj është një situatë krejt tjetër. Nëse shkohet drejt saj BE-ja bëhet me disa orbita dhe ti satelit të një orbite të caktuar.

Përsëri në kuadrin e zëra që duhet shpejtuar zgjerimi, ka mundësi që në dhjetor të mbahet tryeza e parë e bisedimeve.

Kjo mund të justifikohet me faktin se plotësohen kushtet gjatë negociatave. Mali i Zi ka 12 vite në negociata, Serbia ka më shumë’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco