Beci: Gjykata vërtetoi se inceneratorët nuk ekzistojnë dhe i tha qeverisë që ke gabuar nga A-ja te ZH-ja

Beci: Gjykata vërtetoi se inceneratorët nuk ekzistojnë dhe i tha qeverisë që ke gabuar nga A-ja te ZH-ja

21:14, 05/10/2023
A+ Aa A-

Ish prokurori Eugen Beci, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku foli për vendimin e gjykatës për aferën e inceneratorit të Elbasanit, ku u dënua Lefter Koka dhe një numër zyrtarësh, ndërkohë që u shpall i pafajshëm Alqi Bllako.

Beci deklaroi se vendimi i gjykatës i tregoi qeverisë, konkretisht kryeministrit Rama që ka deklaruar se "krenohet me inceneratorët", se koncesioni nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe se inceneratorët janë financuar nga buxheti i shtetit. Po kështu u faktua që procedura e prokurorimit ka qenë e paligjshme.

"Dy vendimet e gjykatës i treguan atyre që krenohen me inceneratorët, se procedura ishte totalisht e paligjshme. Gjykata me vendimin e sotëm dhe gjykata para dy javësh, i tha qeverisë shqiptare që ke gabuar nga fillimi deri në fund.

E gjithë kjo procedurë që gjykata dha për faktin penal, duhet të themi se janë ndërtuar me lekët e qeverisë. Erdhën vërdallë nëpër privat, por buxheti i shtetit ka ndërtuar të gjithë inceneratorët. Pra ky nuk është koncesion, me vendim gjykate është e qartë.

Me këtë vendim, janë sekuestruar aksionet e dy firmave dhe janë shtetëzuar. Kjo do të thotë se do të vijojë të paguhen para. Sa i përket asaj që parashtruat, kështu do të shkonte pjesa e copëzimit të dënimeve. Kishim fakt penal të njëjtë. Kemi prova të njëjta, subjekte të njëjta, dosje të copëzuara.

Për këtë arsye, mendoj se nuk janë këta personat që duhet të përballeshin me drejtësinë, por kupola që ishte marrë me procedurën e koncesionit, që prodhoi për një ditë 17 VKM.

Kjo është pjesë e hetimit të mangët. Sa i përket pjesës së dënimeve, mendoj se ka një shenjë të mirë.

Gjykata vlerëson dhe gjykon ato që sjell prokurori, nuk tejkalon. Gjykata nuk mund të thotë në këtë fazë, keni sjellë persona të gabuar. Por, opinionit publik gjykata i ka thënë një gjë të rëndësishme, i tha ekzekutivit, që koncesioni që pretendove për inceneratorët nuk e ke dhe nuk ekziston", deklaroi Beci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco