Reforma Zgjedhore/ Bardhi: Mazhoranca socialiste kërkon të imponojë anëtarët e opozitës në komision

20:38, 05/10/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka kërkuar mazhorancës socialiste të heqi dorë nga imponimi i anëtarëve të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Në fjalën e tij nga salla e Kuvendit, Bardhi akuzoi Damian Gjiknurin se nuk ka interes të bëhet reforma zgjedhore sepse është përfaqësuesi i mazhorancës e cila i ka bërë këtotë zeza në dy palë zgjedhje të paktën.

Bardhi: Pretendoni të jeni një vend demokratik dhe ndërkohë kërkoni ti impononi opozitës se kush do të jenë përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Dhe pse, se e keni shumë të lehtë. Damiani nuk ka interes të bëhet reforma zgjedhore sepse është përfaqësuesi i mazhorancës e cila i ka bërë këtotë zeza në dy palë zgjedhje të paktën dhe do që kjo çështje të lihet në harres siç për fat të keq është lënë edhe nga opozita prej një viti e gjysëm në harresë ndërkohë që duhet të ishte prioriteti i prioriteteve tona i shpallur që në shtator të 2021-shit.

Doni të bëni fiks atë që bëtë në 2020 ku 3 apo 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 2021-shit.

Sot sollën dikë të bënte teatër se kush po zihej me Lindita Nikolla sepse kishin marrë këtë vendimin dhe mendojnë që teatrin e tyre skutave dhe në qoshe të Tiranës po ia hedhin si hy syve shqiptarëve.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco