Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Murati: Basha tinëzar! Akuzat e tij, teza të mediave të majta! Po i vendos gjobë një pjese të biznesit

18:34, 05/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force me Sonila Meçon në SYRI TV, gazetari Erl Murati ka folur për akuzat e sotme në Parlament ndaj Lulzim Bashës për apartamente luksoze.

Murati theksoi se akzuat e lëshuara nga Lulzim Basha me togfjalëshin ‘aleanca e kullave’ janë teza të majta.

Gazetari shkoi deri aty sa tha se Basha me këto akuza po i vendos gjobë një pjese të biznesit.

Murati komentoi dhe deklaratën e deputetit demokrat Gazment Bardhi ndaj Bashës për pronësinë e 2 kateve të një kulle të Tiranë, ku sipas gazetarit këto akuza vijnë ngë ish-bashkëpuntëtorët e tij më i ngushtë.

Murati: Fjalët e lëshuar në tym ‘aleanca e kullave’ duke marrrë teza të mediave të majta dhe duke bërë luftë brenda opozitës në mënyrë jo të drejtë dhe të sinqertë duke sulmuar edhe një pjesë të biznesit të ndershëm dhe fakti që e lëshon këtë deklaratë këtë akuzë në mënyrë të përsëritur dhe tinëzare merret si gjobëvënie që zoti Basha tenton ti vërë një pjese të biznesit.

Këtë akuzë ose këtë të vërtetë zotit Basha ja hedh në fytyrë një nga ish-bashkëpuntëtorët e tij më të ngushtë. Njeri nga njerëzit më të papërfolur për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Nuk kemi akuza penale nga mazhoranca ndaj zotit Bardhi.

Bardhi i tha atij gjëra shumë konkrete, por zoti Bardhi është i fundit pasi ne gazetarët kemi folur për këtë problematikë për pasurimin e çuditshëm të lidershipit të opozitës që para zgjedhjeve të vitit 2021.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco