Papunësia e të rinjve/ Meta: Qeveria nuk tregon asnjë vëmendje të veçantë

Papunësia e të rinjve/ Meta: Qeveria nuk tregon asnjë vëmendje të veçantë

09:49, 05/10/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka risjellë edhe sot në vëmendje shqetësimin sa i takon nivelit të papunësisë te të rinjtë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta thekson se papunësia te të rinjtë në tremujorin e dytë të 2023-shit, është në nivelin 22.3%.

MESAZHI I METËS

Një shqetësim madhor vazhdon të mbetet niveli i lartë i papunësisë për moshat e reja deri në 29 vjeç.

Papunësia e të rinjve edhe në tremujorin e dytë të vitit 2023 në nivelin 22.3% mbetet shumë e lartë, duke patur parasysh edhe nivelin tepër të lartë të emigracionit të kësaj grupmoshe, që tregon për një krizë të thellë sociale për të gjithë të rinjtë që jetojnë në vendin tonë dhe për këtë qeveria nuk tregon asnjë vëmendje të veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco